Bruksel, 1 qershor 2023 – Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, i është bashkuar thirrjes së Francës dhe Gjermanisë për ta mbajtur zgjedhje të reja në komunat në veri të Kosovës.
Ai tha se, përveç kësaj, kërkohet të sigurohet pjesëmarrja e serbëve të Kosovës në procesin zgjedhor dhe të fillojë puna për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
“Bashkë me Emmanuel Macronin dhe Kancelarin Federal patëm takim të përbashkët dhe takime bilaterale me Presidentin Vuçiq dhe Presidenten Osmani.
Ne i kemi 3 kërkesa të qarta:
– Zgjedhje të reja lokale tani
– sigurim të pjesëmarrjes së serbëve të Kosovës
– Fillim të punës për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe me ndihmën e BE-së, lehtësuesit të Dialogut
“Dështimi për ta bërë këtë, do të ketë pasoja të rënda për marrëdhëniet tona”, shkroi Borrell në Twitter.
Sat down with @predsednikrs and discussed with @VjosaOsmaniPRKS the dangerous situation in north of Kosovo.
— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) June 1, 2023
With @EmmanuelMacron & @Bundeskanzler we met together and bilaterally with President Vucic and President Osmani. pic.twitter.com/2VRvS8B8jm
Borrell ka postuar në Twitter një foto të takimit të përbashkët m presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuciq, presidentin e Francës, Emmanuel Macron dhe kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz, si edhe disa foto nga takimet dypalëshe.
(r.m.)