Borrell: Marrëveshja për të pagjeturit pritet të miratohen në takimin e ardhshëm Kurti-Vuçiq

Bruksel, 5 prill 2023 – Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian përpolitikë të Jashtme e siguri, Josep Borrell, ka thënë Kosova dhe Serbia janë marrë vesh për çështjen e personave të zhdukur.

Borrell, në një postim në Twitter,ka treguar se pajtimi për teksin e deklaratës është arritur të martën, në Bruksel, në takimin e kryenegociatorëve Besnik Bislimi e Petar Petlkoviq me të dërguarin e posaçëm të BE-së, Miroslav Lajçak.

Aika thënë se marrëveshja për këtë çështje do të nënshkruhet në takimin e radhës të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë,Aleksandar Vuçiq.

“Marrëveshja për tekstin e deklaratës për personat e zhdukur që ata arritën gjatë takimit të djeshëm të kryenegociatorëve është hapi i parë. Ne do ta miratojmë atë në nivel liderësh, në takimin e ardhshëm të nivelit të lartë…”, ka shkruar Borrell.

Takimi i ardhshëm i Kurtit e Vuçiqit ështw është paralajmëruar të mbahet më 22 prill, në Bruksel, por kryenegociatori i Kosovës është skeptik se kjo do të ndodhë, për shkak të mungesës së gatishmërisë së presidentit të Serbisë me kryeministrin e Kosovës.

(r.m.)