Borrell mirëpret hapat e Kosovës për shtendosjen e situatës në veri

Bruksel, 12 korrik 2023 – Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka deklaruar se e mirëpret përkushtimin e Kosovës për shtendosjen e situatës në pjesën veriore të vendit.

Borrell ka thënë se pret që Kosova të ndërmarrë edhe hapa të tjerë pozitivë për shtendosje dhe vazhdimin e dialogut për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë.

“E mirëpres përkushtimin e Kosovës ndaj marrëveshjes që arritëm në hapat e parë për deeskalim. Presim që Kosova të ndërmarrë hapa të mëtejshëm pozitivë dhe të vazhdojë të përparojë në këtë drejtim. Ne do të vazhdojmë të punojmë me palët në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, bashkë me Miroslav Lajçakun”, ka shkruar Borrell në Tëitter.

Më 10 korrik, Kosova dhe BE-ja arritën pajtim për masat e para për shtendosjen e situatës në pjesën veriore të vendit. Tërheqja e pjesshme e policisë së Kosovës nga ndërtesat e komunave veriore dhe nga hapësirat përreth dhe pajtimi për mnbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në katër komunat veriore janë hapat e parë për shtendosje.

Serbët po kërkojnë tërheqjen e plotë të njësive speciale të Policisë së Kosovës dhe të kryetarëve të rinj nga ndërtesat e komunave.

(r.m.)