Borrell: Situata në veri është e rrezikshme, nevojitet depërshkallëzim urgjent

Bratisllavë, 31 maj 2023 – Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për politikë t jashtme e siguri, Josep Borrell, ka thënë se situata në pjesën veriore të Kosovës është “e rrezikshme dhe e paqëndrueshme” dhe ka bërë thirrje për “depërshkallëzim urgjent”.

Këtë deklaratë Borrell e ka bërë të mërkurën në Bratislavë, pas takimit që ai dhe emisari i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, kanë pasur me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.

Borrell ka theksuar se palët duhet të gjejnë zgjidhje përmes dialogut dhe zbatimit të marrëveeshjes së arritur në Brruksel dhe Ohër.

“Takova kryeministrin Albin Kurti në Bratislavë për të diskutuar tensionet në veri të Kosovës. Situata aktuale është e rrezikshme dhe e paqëndrueshme. Ne kemi nevojë për depërshkallëzimin urgjent dhe një zgjidhje përmes dialogut për t’iu rikthyer punës sonë për zbatimin e Marrëveshjes së arritur”, ka shkruar Borrell në Twitter.

(r.m.)