Braçe: Qeveria t’i mbrojë eksportet e Shqipërisë në Serbi

Tiranë, 25 dhjetor 2022 – Deputeti i Partisë Socialiste në Kuvendin e Shqipërisë, Erion Braçe, ka kërkuar nga qeveria që të adresojë shqetësimet e eksportuesve shqiptarë për trajtimin e produkteve shqiptare në Serbi.

Në një video të publikuar në Facebook, Braçe përcjell shqetësimin e një eksportuersi, i cili ka treguar se Serbia po ia kthente prapa kamionin me produkte bujqësore.

Braçe thotë se eksportet shqiptare nuk janë të barabartë me eksportet serbe dhe thekson se eksportuesit shqiptarë janë gjithmonë të disfavorizuar në raport me eksportuesit serbë, ndërsa me marrëveshjen e nënshkruar në kuadër të nismës “Ballkani i Hapur” parashihet njohja reciproke e certifikatave fito-sanitare. 

Postimi i plotë:

HAPNI TELEFONIN!

HAPNI TELEFONAT!

PERGJIGJUNI EKSPORTUESVE,

JANE MIJERA BUJQ PAS TYRE,

ESHTE PUNA E TYRE,

JANE TE ARDHURAT E TYRE!

Po marr nje shqetesim te perseritur prej dy ditesh;

PO ME KTHEHET KAMIONI ME PERIME NGA #SERBIA!

U kemi thene eksportuesve se analizat e produktit-perimeve e frutave tona, do te njihen dhe atje, ne Serbi!

Nuk po ndodh!

Nese speci del ketu thuajse i paster, shumefish nen norme, analizuar ne laboratorin ku qeveria ka orientuar eksportuesit, si ka mundesi ne Serbi del ndryshe?

Shiko, vetem ky eksportues me thote qe ka nje renie drastike ne tregun serb, nga 20 kamione vjet ne janar, ne vetem 2 kete janar!

Nese duan te na nxjerrin nga tregu serb, te na i thone e ne te zgjedhim te jemi reciproke!

NUK MUND TE JEMI PERJETE TE DISFAVORIZUAR;

Jemi te disfavorizuar ne sistemin fiskal, jemi te disfavorizuar ne mbeshtetje buxhetore me ta e me rajonin;

Nuk mund te jemi te disfavorizuar edhe per arsye burokratike e jo transparente edhe ne eksporte!

Ndaj,

ZGJIDHENI! HAPNI TELEFONAT E PERGJIGJUNI EKSPORTUESVE!

Bujqesia nuk behet as me filma e as me foto, behet me pune!

(r.m.)