Londër, 24 qershor 2021 – Britania e Madhe e mbështet dialogun Kosovë -Serbi.
Këtë qëndrim e kashprehur ministrja britanike, Wendy Morton, pas takimit me emisarin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Zonja Morton, përmes një postimi në Tëitter, ka njoftuar se ajo ia ka rikonfirmuar Lajçakut se Britania e Madhe do të mbështesë përpjekjet për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse të qëndrueshme për normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve, të cilën e ka vlerësuar me interes për mbarë rajonin.
“Në takim me të dërguarin special, Miroslav Lajçak, unë e rikonfirmova mbështetjen e Britanisë së Madhe për dialogun Kosovë-Serbi. Ne u pajtuam të punojmë bashkë që të krijojmë mundësi për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse e të qëndrueshme për normalizim për të përfituar gjithë rajoni”, ka shkruar Morton.
I reconfirmed UK's support for the Serbia/Kosovo Dialogue today in discussion with EU Special Representative @MiroslavLajcak. We agreed to continue work together to build on opportunities to secure a comprehensive & sustainable normalisation agreement to benefit the entire region
— Wendy Morton MP (@morton_wendy) June 24, 2021
(r.m.)