Britania e Madhe i kthen në Shqipëri 26 shqiptarë pa të drejtë qëndrimi

Tiranë, 20 janar 2023 – Britania i ka kthyer në Shqipëri 26 shqiptarë, të cilët nuk kishin të drejtë qëndrimi atje.

Home Office, në një njoftim në twitter, thotë se një pjesë  e shqiptarëve kishin mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar me varka, ndërsa një pjesë tjetër ishin të dënuar për krime të ndryshme, përfshirë posedimin e armëve dhe furnizimin me drogë së klasit A.

Britania ka forcuar luftën kundër imigrimit illegal nga Shqipëria. Ambasada britanike në Tiranë ka përcjellë vazhdimisht thirrjet drejtuar shqiptarëve që të mos përpiqen të shkojnë në Mbretërinë e Bashkuar përmes rrugëve ilegale.

Në njërën prej thirrjeve të fundit publike, Ambasada ka tërhequr vërejtjen për rreziqet qëu kanosen atyre që përpiqen të hyjnë në britani në rrugë ilegale dhe i ka paralajmëruar se ata do tërikthehen në Shqipëri. Njëkohësisht i ka inkurajuar qytetarët shqiptarë që të aplikojnë për viza të rregullta udhëtimi në Mbretërinë e Bashkuar.

(r.m.)