Britania e Madhe: NATO duhet të ndjekë politikën e “dyerve të hapura”

Berlin, 15 maj 2022 – Ministrja e Jashtme e Britanisë së Madhe Liz Truss ka deklaruar se NATO duhet të mbajë politikën e saj të dyerve të hapura, për të pranuar anëtarë të rinj në aleancë.

Pas një takimi të ministrave të Jashtëm të Aleancës së Atlantikut të Veriut në Berlin, Truss shpjegoi se siguria në Evropë do të forcohet nëse Finlanda dhe Suedia aplikojnë për t’u bërë pjesë e saj.

“Politika e dyerve të hapura të NATO-s është thelbësore dhe nëse Finlanda dhe Suedia vendosin të aplikojnë për t’u anëtarësuar, është e qartë se ato do të forconin aleancën dhe sigurinë evropiane në tërësi”, u shpreh ministrja e Jashtme britanike.

Truss tha se në takim ishte rënë dakord që ata duhet të vazhdojnë të mbështesin Ukrainën për ta ndihmuar atë për të përballë Rusisë.

“Putini duhet të përballet me disfatë në Ukrainë.  Rusia duhet të frenohet dhe një agresion i tillë nuk duhet të ndodhë më kurrë. Siguria e Ukrainës duhet të vijë nga aftësia e saj për të mbrojtur veten. Aleatët duhet të mbështesin lëvizjen e Ukrainës drejt pajisjeve të standardeve të NATO-s, duke ofruar menjëherë artileri, trajnim dhe ekspertizën e nevojshme”, u shpreh Truss.

(Panorama)