Britania ndalon një super-jaht pronë e një rusi

Londër, 29 mars 2022 – Britania ka ndaluar një super-jaht në pronësi të një rusi, tha zëdhënësi i kryeministrit britanik, Boris Johnson.

“Departamenti i Transportit ka punuar ngushtë me Agjencinë Kombëtare të Krimeve dhe Byronë për Hetime Detare për të ndaluar super-jahtin”, tha zëdhënësi.

“Ne do të punojnë për të ndërmarrë veprime ndaj kujtdo që përfiton nga lidhjet ruse”, shtoi ai.

Zëdhënësi nuk tregoi se kujt i përket jahti i ndaluar, me vlerë prej 38 milionë funtesh, i quajtur “Phy”.

Prejse Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës, më 24 shkurt, Mbretëria e Bashkuar ka vendosur sanksione të ashpra ndaj zyrtarëve të Kremlinit dhe individëve dhe entiteteve të lidhura me Kremlinin.

(REL)