Bugajski: Anëtarësimi i Kosovës dhe Bosnës e Hercegovinës në NATO është thelbësore për parandalimin e luftës në Ballkan

Uashington, 11 prill 2022 – Njoftimi se Serbia e ka pranuar nga Kina një sistem të sofistikuar tëmbrojtjes kundërajrore ka shkaktuar reagimet e njohësve të historisë së dekadave tëfundit dhe zhvillimeve aktualenë Ballkanin Perëndimor.

E gjithë kjo mes shqetësimeve perëndimore se një grumbullim i armëve në Ballkan në kohën e luftës në Ukrainë mund të kërcënojë paqen e brishtë në rajon.

Analisti i njohur, Janusz Bugajski, e ka vlerësuar këtë si një provë tjetër se konflikti i ukrainës mund tëshkrihet edhe në Ballkanin Perëndimor.

Në një reagim në Twitter, Bugajski ka shkruar se Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e ka udhëzuar Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, “ta destabilizojë Ballkanin”. Për këtë arsye, ai ka theksuar antarësimi i shpejtë i Kosovës dhe i Bosnës e Hercegovinës në NATO është thelbësore për parandalimin e shtrirjes së konfliktit në Ballkan.

“Vuçiq është udhëzuar nga mbrojtësi i tij Putini që të destabilizojë Ballkanin. Rrugëtimi i shpejtë drejt anëtarësimit të Bosnës e Hercegovinës dhe Kosovës në NATO është thelbësore për të penguar luftën”, ka shkruar Bugajski.

Në vitin 2020, SHBA i kishte kërkuar Serbinë që të hiqte dorë nga planet për blerjen e sistemeve të mbrojtjes kundërajrore kineze HQ-22, versioni i eksportit i të cilit njihet si FK-3.

Uashingtoni kishte thënë se nëse Serbia vërtet synon t’u bashkohet Bashkimit Evropian dhe aleancave tjera perëndimore, ajo duhet t’i harmonizojë pajisjet e saj ushtarake me standardet perëndimore.

(r.m.)