Bugajski: “Ballkani i Hapur” i shkon për shtati Rusisë

Podgoricë, 27 shtator 2022 – Alaisti politik amerikan, Janusz Bugajski, bashkëpunëtor i fondacionit “Jamestoën” në Uashington, ka thënë se nisma rajonale “Ballkani i Hapur” është përpjekje e Serbisë për të realizuat idenë për krijimin e “botës serbe”. Ai ka thënë se kjo nismë po përkrahet nga Rusia, e cila synon që përmes saj ta shtrijë ndikimin e saj në rajon.

“Ky është një treg i vogël dhe mendoj se përpjekja për të krijuar një hapësirë të veçantë është një hap drejt njëfarë organizate politike e cila mund të shfrytëzohet dhe të dominohet nga një fuqi përmes së cilës Rusia mund të shtrijë ndikimin e saj gjithnjë e më të madh në rajon. Prandaj Rusia e mbështet atë. Gjithë çfarë ndihmon të sendërtohet ideja për të ashquajturën ‘botë serbe’. Kjo nuk do të thotë se të gjithë duhet të jenë serbë, por do ta konsiderojnë Serbinë si partner kryesor. Kjo do t’I shkojë përshtati Rusisë, e cila do ta shfrytëzojë për të shtrirë ndikimin e saj në rajon”, është shprehur Bugajski, në një intervistë për median malazeze RTV Gradska.

Bugajski ka thënë se Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili ka qenë propagandist i kriminelit të luftës, Sllobodan Milosheviq, tani është shndërruar në propagandist të Vladmir Putinit. Ai ka thënë se presidenti serb synon të ruajë mbështetjen e Rusisë për të penguar anëtarësimin e Kosovës në organizatat dhe institucionet ndërkombëtare.

“Vuçiq ka qenë propagandist i Milosheviqit, tani është i Putinit. Besoj se strategjia e tij është që të përpiqet ta vonojë sa më shumë këtë proces, të marrë sa më shumë lëshime nga Bashkimi Evropian dhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të ruajtur mbështetjen ruse që do të pengonte antarësimin e Kosovës në institucionet ndërkombëtare dhe, në të njëjtën kohë, do të dekurajonte pesë vendet e Bashkimit Evropian që nuk e njohin Kosovën”, ka thënë Bugajski.

Ai ka thënë se një nga mënyrat për eleminimin e ndikimit rus në Ballkanin Perëndimor është minimi i rolit të Vuçiqit nga SHBA dhe BE.

“Do të ketë më shumë presion për të eliminuar ndikimin rus në rajon. Dhe një nga mënyrat për të eliminuar atë është minimi i rolit të Vuçiqit si destabilizues rajonal, gjë që, fatkeqësisht, është”, ka thënë Bugajski.

Ai e ka fajësuar SHBA-të dhe BE-në për lëshimet që kanë bërë ndaj Vuçiqit, por beson se lojës së dyfishtë të Vuçiqit tani po i vjen fundi. 

“… në qoftë se dikush shkakton më së shumti probleme, atëherë do të ketë më së shumti lëshime. Vuçiqi e ka mësuar këtë lojë me Perëndimin, sidomos me Bashkimin Evropian. Por, mendoj se kësaj po  i vjen fundi. Vjen një kohë kur shihet se Vuçiqi është forca subversive dhe destruktive në rajon”, ka thënë ai.

Sipas Bugajskit, partnerët perëndimorë do të fillojnë të bëjnë presion ndaj Vuçiqit.

“Ka shumë gjëra nga të cilat varet ai, duke përfshirë financimet nga Perëndimi, paratë nga Bashkimi Evropian, të cilat mund t’i reduktohen. Mund të përballet edhe me embargo, në qoftë se nuk i përmbush standardet që duhet t’i kishte përmbushur”, është shprehur ai.

Bugajski ka theksuar se një nga mënyrat për ta eliminuar ndikimin rus në Ballkanin Perëndimor është minimi i rolit të Vuçiqit nga SHBA dhe BE.

(r.m.)