Uashington, 24 shtator 2022 – Kanë ardhur reagimet e para lidhur me marrëveshjen Serbi -Rusi për koordinimin e veprimeve në politikën e jashtme.
Marrëveshja unënshkruar nga ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Nikola Selakoviq, dhe ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, në margjinat e sesionit të 77-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, në Nju Jork.
Analisti amerikan, Janusz Bugajski, ka thënë se kjo marrëveshje dëshmon se Serbia i mbështet kriminelët e luftës në Rusi, prandaj Perëndimi duhet të vendosë sanksione ndaj Serbisë.
Bugajski, në një postim në Twitter, pyet përse Serbia duhet të përfitojë nga çdo fond apo investim i tatimpaguesve të BE-së.
“Koha për të sanksionuar Serbinë. Beogradi i mbështet kriminelët e luftës në Kremlin. Përse duhet të përfitojë nga çdo fond apo investim i taksapaguesve të BE-së”, shkruan Bugajski.
Time to sanction Serbia. Belgrade supports the war criminals in the Kremlin. Why should it benefit from any EU taxpayer funds or investments. https://t.co/Sb6eSwljGY
— Janusz Bugajski (@JBugajskiUSA) September 23, 2022
(r.m.