Bugajski: Mbështetja e SHBA-së për Vuçiqin po e destabilizon rajonin

Uashington, 27 maj 2023 – Janusz Bugajski, bashkëpunëtor i lartë në Fondacionin Jamestown në Washington, ka reaguar lidhur me deklaratën e sekretarit amerikan të Shtetit, Anthony Blinken, i cili dënoi ashpër aksionin e Policisë së Kosovës në veri.

Bugajski e ka krahasuar refuzimin e SHBA-së për të njohur kryetarët e rinj të komunave në veri të Kosovës me refuzimin e rezultatit të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020 në SHBA nga ish-presidenti Donald Trump.

Bugajski ka thënë se mbështetja e SHBA-së për Vuçiqin po e destabilizon rajonin dhe ka bërë thirrje për mbështetjen e “një revolucioni demokratik” në Serbi.

“Është ekuivalenti i dënimit të Kongresit Amerikan që certifikoi zgjedhjet e vitit 2020 dhe legjitimimit të kryengritjes së 6 janarit. Mbështetja e SHBA-së për Vuçiqin po e destabilizon rajonin. Është koha për të mbështetur një revolucion demokratik në Serbi dhe njohjen e Kosovës nga të gjitha shtetet evropiane”,  ka shkruar Bugajski në Twiitter.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, e ka dënuar vendosjen me forcë të kryetarëve të rinj të komunave të Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut në zyrat e këtyre komunave. Ai ka thënë se këto aksione “e përshkallëzojnë situatën në veri”.

(r.m.)