Krim në familje në fshatin Babunjë të Divjakës.
Policia bën me dije se Hekuran Rrasa, 58 vjeç, ka vrarë me armë gjahu në banesë bashkëshorten e tij, Fëllënxë Rrasa 45 vjeçe dhe më pas ka vrarë veten.
Në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e gjahut.
Mësohet se në vendngjarje ka arritur policia e cila po merret me hetimin e ngjarjes dhe zbardhjen e rrethanave që çuan drejt një krimi të tillë./ Ora News/