Bruksel, 9 qershor 2023 – Euro-deputeti gjerman, Reinhard Bütikofer, ka reaguar ashpër ndaj qëndrimit të ambasadorit amerikan në Serbi, Christopher Hill, mbi dy figurat kryesore të tensioneve aktuale midis Kosovës e Serbisë.
Bütikofer, në një postim në Twitter, tregon se është skandalizuar që ambasadori Hill e cilësoi “partner i mirë” presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kurse për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ngre dyshimin nëse mund të konsiderohet “partner” nga SHBA-të.
Eurodeputeti Bütikofer e quan “çmenduri” krahasimin e Kurtit me Vuçiqin.
“Ambasadori i SHBA-së në Serbi, Christopher Hill, duke komentuar konfliktin e vështirë Serbi-Kosovë, e quan presidentin e Serbisë Vuçiq ‘partner i mirë’ ndërsa shtron pyetjen nëse SHBA-ja ‘edhe më tutje mund ta konsiderojë partner’ kryeministrin e Kosovës Kurti. Thjesht çmenduri!”, shkruan Butikofer.
U.S. Ambassador to Serbia, Christopher Hill, commenting on difficult Serbia-Kosovo conflict, calls Serbia's President Vučič a "good partner" while questioning, whether the U.S. "can still consider" Kosovo's Prime Minister Kurti "a partner". Just crazy! https://t.co/UnfN3H5aAu
— Reinhard Bütikofer (@bueti) June 8, 2023
Ambasadori amerikan në Serbi është pyetur nga Zëri i Amerikës për qëndrimet e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe të Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ndaj propozimeve të BE-së dhe SHBA-së për uljen e tensioneve në pjesën veriore të Kosovës. Ai është shprehur shumë kritik për Kurtin, duke shtruar edhe dilemën nëse ai mund të konsiderohet edhe më tutje “partner” i SHBA-së.
“Më duket se kemi disa probleme shumë thelbësore me të, nëse ende mund ta konsiderojmë si partner”, është shprehur ambasadorri Hill për Kurtin.
Ndërkaq Vuçiqin dhe qeverinë e tij ika cilësuar si “partnerë të mirë”.
“Ne e konsiderojmë ai si një partner të mirë, ai dhe qeveria e tij janë partnerë të mirë në këtë proces. Dhe shpresojmë që kështu të vazhdojë”, ka thënë Hill, duke folur për qëndrimin e Beogradit ndaj propozimeve të BE-së dhe SHBA-së..
Ambasadori Hill e ka kritikuar disa herë qëndrimin e autoriteteve të Kosovës ndaj dialogut me Serbinë, sidomos ndaj çështjes së Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ndërsa autoritetet e Serbisë i ka përkëdhelur, duke i cilësuar si “palë kontruktive”.
(r.m.)