Buxheti i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për vitin 2022 parashikohet të jetë 91 miliard e 365 milion lekë dhe përbën 4,89% të PPB
Knid Ndrenika
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu tha në Tiranë se me Buxhetin e Shtetit 2022 do të sigurohet vaksinimi i popullatës ndaj COVID19.
Zonja Manastirliu parashtroi planin buxhetor këtë paradite në seancën dëgjimore të zhvilluar në Komisionin për Ekonominë dhe Financat.
Ajo dha garanci se do të finacohet zbatimi i Programit Kombëtar të Vaksinimit antiCOVID, me vlerën 2.7 miliardë lekë të dedikuar për vaksinat antiCOVID dhe sigurisht duke ju përgjigjur edhe dinamikave të situatës.
“Do të mbështesim planin e përgjigjes ndaj pandemisë duke siguruar mbështetjen e nevojshme në lidhje me strategjinë e testimit, gjurmimit, survbejancës epidemike, kujdesit shëndetësor në sistemin parësor dhe spitalor, duke siguruar branat mjekësore në të gjithë strukturat”-tha ministrja.
Ndërkaq, zonja Manastirliu për programet parandaluese, tha se buxheti 2022 mbështet programin e Shëndetit Publik në vlerën 6 miliardë e 360 milion lekë ose rreth 9% e buxhetit të Shëndetësisë.
Buxheti i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për vitin 2022 parashikohet të jetë 91 miliard e 365 milion lekë dhe përbën 4,89% të PPB.