Çela kërkon hetime intensive lidhur me procedimet për “krime zgjedhore”

Tiranë, 29 prill 2021 – Prokurori i Përgjithshëm i Shqipërisë, Olsian Çela, u ka dërguar qarkore të gjitha prokurorive të rretheve, përmes së cilës i udhëzon të nisin hetimet proaktive dhe të përshpejtohen procedimet penale për “krimet zgjedhore”

Në qarkore kërkohet të trajtohet me prioritet dhe në afate optimal çdo referim apo kallëzim penal që prek zgjehdjet e lira ose çdo vepër penale që dëmton procesin zgjedhor.

Prokurorët udhëzohen të urdhërojnë oficerët gjyqësorë që të kryejnë veprime intensive hetimore të nevojshme dhe të caktojnë afate të shkurta kohore për kryerjen e tyre. Po ashtu, udhëzohen që të mbikqyrin periodikisht zbatimin e urdhërimeve të tyre, deri në përfundim të hetimeve paraprake për secilin procedim penal për këto vepra penale.

Në qarkore u kërkohet prokurorëve që të kërkojnë masa të ashpra sigurie për personat e dyshuar për veprat penale në fushën e zgjedhjeve.

Kreu i prokurorisë sështetit nxjerr edhe udhëzime për kryerjen e detyrave specifike, për të garantuar një hetim të plotë e të gjithanshëm dhe në afate të përshpejtuara. Njhëkohësisht, kërkon nga prokurorëy informacion për procesin hetimor dhe verifikim të përfundimeve.

Çela  kërkon nga drejtuesit e prokurorive në rrethe që të marrin masat e duhura administrative për bashkërendimin dhe koordinimin  institucional me Komisioni Qendror të Zgjedhjeve.

Qarkorja e Prokurorit të Përgjithshëm me titull “Për intensifikimin e masave administrative dhe procedurale për hetimin dhe ndjekjen penale të veprave penale në fushën e zgjedhjeve” mban datën 28 prill 2021.

(r.m.)