Kiev, 24 shkurt 2022 – Centrali bërthamor i Çernobilit është pushtuar nga forcat ruse, njoftoi të enjten Mykhailo Podolyak, këshilltar në Zyrën e Presidentit të Ukrainës.
“Është e pamundur të thuhet se centrali bërthamor i Çernobilit është i sigurt pas një sulmi krejtësisht të pakuptimtë nga rusët”, tha ai.
“Ky është një nga kërcënimet më serioze në Evropë sot”, tha Podolyak.
Presidenti Volodymyr Zelenskyy, më herët, kishte paralajmëruar se sulmi ndaj centralit të Çernobilit përbën kërcënim për mbarë Evropën.
“Kjo është një deklaratë lufte kundër gjithë Evropës”, ka thënë Zelenskyy, duke njoftuar se forcat ruse po përpiqeshin tëmarrin nën kotroll centralin.
Centrali i Çernobilit gjendet 130 kilometra në veri të Kievit. Njëri nga reaktorët e centralit kishte shpërthyer në vitin 1986, duke shkaktuar ndotje radioactive në mbarë Europën.
Reaktori që kishte pësuar havari është i mbuluar me shtresë mbrojtëse për të parandaluar rrezatimin radioaktiv.
(r.m.)