Çfarë është “myUSCIS”?

Çështje të emigracionit: Për ju Avokati Kieran Both

Avokati Kieran Both

Shërbimi “myUSCIS” ju jep mundësinë për të krijuar një llogari të personalizuar në internet nëpërmjet së cilës mund të ndiqni në mënyrë efikase procesin e emigracionit. Në myUSCIS, do të gjeni: informacione të përditësuara në lidhje me procesin e aplikimit pranë emigracionit; mjete që mund t’ju vijnë në ndihmë për të përgatitur dhe paraqitur një aplikim të caktuar si dhe për të gjetur kurse përgatitore për procesin e marrjes së nënshtetësinë; dhe informacione që ju ndihmojnë për të eksploruar opsionet tuaja për emigrim.

Si ta krijosh llogarinë epersonalizuar online “myUSCIS”:

  • Hapi 1: Shkoni në faqen e internetit të USCIS-it: https://myaccount.uscis.gov/create-account
  • Hapi 2: Shkruani adresën tuaj të e-mail-it. 
  • Hapi 3: Konfirmoni adresën e e-mail-it.
  • USCIS-i do t’ju dërgojë një email me udhëzime për mënyrën se si të kryeni konfirmimin. Më pas do t’ju shfaqet në ekran faqja “Create a Password” (Krijo një fjalëkalim). Ky email do të vijë nga [email protected] prandaj është mirë të siguroheni që filtrimi i postës së padëshiruar të konfigurohet i tillë që të lejojë marrjen e e-maile-ve nga kjo llogari.
  • Hapi 4: Krijoni fjalëkalimin.
  • Hapi 5: Zgjidhni metodën që preferoni për të kryer “verifikimin me dy hapa”. Do t’ju kërkohet të zgjidhni një metodë të dytë verifikimi e cila do të përdoret kur të hyni në llogarinë tuaj. Opsionet janë: aplikacioni (app) që bën vërtetimin e identitetit të përdoruesit, mesazhi me tekst SMS ose e-mail-i. Zgjidhni metodën që preferoni dhe klikoni “submit”. USCIS-i më pas do të përdorë metodën që zgjodhët për t’ju dërguar kodin e verifikimit. Shkruani kodin që do t’ju vijë në faqen e regjistrimit. 
  • Hapi 6: Ruani kodin rezervë që ju ka dhënë USCIS-i. Pas konfigurimit të metodës së verifikimit me dy hapa, USCIS-i do t’ju japë një kod rezervë të cilin do të mund ta përdorni për t’u kyçur në llogarinë tuaj në ato raste kur nuk mund të futeni në pajisjen nga ku mund të vërtetoni identitetin tuaj (për shembull, kur merrni një telefon të ri ose ndryshoni numrin tuaj të telefonit). Ruajtja e këtij kodi rezervë është SHUMË e rëndësishme.
  • Hapi 7: Zgjidhni pyetjet dhe përgjigjet që do të përdorni kur t’ju duhet t’ju rikujtojnë fjalëkalimin. Pasi të keni zgjedhur metodën që dëshironi, do t’ju shfaqet në ekran një faqe ku, për arsye sigurie, nga një numër pyetjesh do t’ju kërkohet të zgjidhni pesë pyetje. Pasi të keni zgjedhur pyetjet që dëshironi, duhet të jepni përgjigjet dhe më pas të klikoni “submit”. Është JASHTËZAKONISHT e rëndësishme që t’i shënoni/ruani diku pyetjet dhe përgjigjet, në mënyrë që t’i gjeni lehtësisht në ato raste kur në pamundësi për të kujtuar fjalëkalimin, do t’ju nevojitet t’u përgjigjeni pyetjeve (ashtu si iu përgjigjët herën e parë) në mënyrë që të mund të rifuteni në llogarinë tuaj.
  • Hapi 8: Zgjidh “Account Type”. Do t’ju shfaqet në ekran një faqe ku shkruhet “Welcome to your USCIS Account.” Për të zgjedhur llojin e llogarisë që po hapni, nën “Login to a USCIS Service” zgjidhni “myUSCIS”. Më pas zgjidhni “I am an applicant, petitioner, or requestor” dhe klikoni “submit”.
  • Hapi 9: Konfirmimi. Në adresën e e-mail-it që i dhatë USCIS-it, do t’ju vijë një mesazh konfirmimi, përmes së cilit do të njoftoheni që krijimi i llogarisë së personalizuar është kryer me sukses. Nëse ky mesazh nuk vjen brenda 10 minutave, kontrolloni në hapësirën e mesazheve të padëshiruara (spam ose junk mail). Nëse as aty nuk e gjeni mesazhin në fjalë, atëherë rikthehuni në faqen kryesore https://myaccount.uscis.gov/ dhe zgjidhni “Didn’t receive confirmation instructions.”  Shkruani adresën e e-mail-it në hapësirën e krijuar për këtë qëllim dhe zgjidhni “resend confirmation instructions.”

Ju rikujtojmë që duhet t’i ruani në një vend të sigurt qoftë të dhënat për t’u kyçur në llogarinë e krijuar qoftë përgjigjet e pyetjeve të sigurisë, për t’i patur në rast se harroni fjalëkalimin.

Kjo rubrikë nuk e zëvendëson konsultën individuale ligjore me një avokat që njeh mirë faktet dhe rrethanat që një person i caktuar ka paraqitur në çështjen e tij ose të saj. Ju bëjmë thirrje që për rastin tuaj konkret, të këshilloheni me një profesionist me përvojë në fushën e emigracionit. Qёllimi ynёёshtё tё ndihmojmё komunitetin shqiptar dhe të bëjmë të mundur që emigrantёt të kenë informacionin e nevojshëm pёr tё kёrkuar ndihmё nё mёnyrё tё pavarur. Ju inkurajojmë që komentet apo pyetjet tuaja t’i bëni përmes telefonit apo e-mail-it. Adresa elektronike është: info@bothlaë.com

Comment

*