Çfarë i shkruan Putini Vuçiqit në kartolinën e Vitit të Ri?

Moskë, 30 dhjetor 2022 – Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, u ka dërguar kartolina për Vitin e Ri presidentëve dhe kryeministrave të vendeve mike e aleate të Rusisë. Në mesin e atyre që kanë marrë kartolinë nga Putini është edhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Agjencia ruse e lajmeve Sputnik njofton se Putin, në urimin dërguar Vuçiqit, ka vlerësuar zgjerimin progresiv të marrëdhënieve ruso-serbe “bazuar në parimet e partneritetit strategjik”. Ai e ka vlerësuar veçanërisht “thellimin e bashkëpunimit midis dy vendeve në “rrethanat aktuale gjeopolitike”.

Presidenti rus katheksuar se pret rritje të mëtejshme të bashkëpunimit midis dy shteteve dhe sy popujve “vëllazërorë”.

“Unë llogaris në faktin se me përpjekje të përbashkëta do të kemi sukses të sigurojmë rritjen e mëtejshme të bashkëpunimit konstruktiv dypalësh dhe shumëpalësh, në dobi të popujve vëllazërorë të Rusisë dhe Serbisë”, ka theksuar Putin.

Presidenti i Rusisë u ka dërguar kartolina urimi edhe presidentit të Indisë, presidentit të Turqisë, presidentit të Sirisë, Presidentit të Bjellorusisë, kryeministrit të Hungarisë, Presidentit dhe kryeministrit të Armenisë, Presidentit të Azerbajxhanit dhe Presidentit të Kazakistanit.

(r.m.)