Nga Sali Bollati
Shqiptaret e ardhur per nje jete me te mire ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes qe perpara 100 vjetesh, kane gjetur dhe vazhdojne te gjejne edhe sot mbështetjen e duhur me mikepritjen vellazerore te ketij vendi te BEKUAR NGA ZOTI I MADHERISHEM!
Prej kendej u nisen motrat Qiriazi qe hapen shkollat e para ne gjuhen shqipe, ketu Intelektualet Atdhetare Fan Noli, Kristo Kirka, Faik Konica e tj. Ngriten Kishen e Pavarur Shqiptare Ortodokse per te Vertetuar Identiten Shqiptar te besimit te krishtere si kundervenie te tendencave shoviniste greke.Ketu ne Senatin Amerikan Atdhetari i Mirenjohur Kristo Dako shpallosi me Guxim e Krenari se Krahina me jugore Etnike- ÇAMERIA eshte SHQIPTARE.
Djali ishume te Nderuarit Abedin Pashe Dinos nga Çameria-Rasih Dino,i shkruan Presidentit W.Wilson se vetem ndihma e ushtrise Amerikane do i shpetoi vellezerit tane te Kosoves nga masakrat e vrasjet e serbeve. Prej kendej u nisen djemte e vajzat Shqiptare per te cliruar Kosoven nga serbet duke kenduar me krenari:””SHQIPERI MOS KI FRIKE SE KE DJEMTE NE AMERIKE! Dhe kjo u be Reale me 1999, duke e Shpallur KOSOVEN SHQIPTARE Republike te Pavarur me 2008 !!
Le te shikojme se çfare ka bere Berisha per Shqiperine e Shqiptaret:
1. Sa e mori fuqine “udheheqese”, me ligjin 2015 nepermjet shtetezimit u fali ardhacakeve per sherbetor greke tokat e pronareve shqiptare; per ta emruar vehten “etnike”?
2. Kishen e Pavarur Ortodokse Shqiptare te krijuar nga Intelektuale Atdhetare Shqiptare ketu ne Amerike-ne kundershtim edhe me Kanunoren e saje ja dorezoi antshqiptarit Janullatosit duke “harruar” se para 100 vjeteve Peshkopi i Paramithise Çame Shqiptare kishte perkthyer Dhjaten e Re ne GLUHEN E PERENDISE-SHQIPE; sepse Çamet e krishtere nuk e kuptonin meshen ne greqisht.dhe jo per çudi sot Shqiptaret Çame nuk lejohen nga “shteti mik strategjik” as te vizitojne vendlindjen e tyre?!
3. Per Shqiptaret qe vajten emigrante ne Greqi mbas 1991 nuk u hap asnje kishe shqiptare dhe jo per çudi asnje shkolle shqipe.
4. Doli nga Kuvendi per te mos votuar miratimin e REZOLUTES ÇAME te Genocidit grek ndaj Shqiptareve te Çamerise. duke e vetequajtur:”Çameria nuk eshte problem Kombetar”?!
5. Shkaterroi armatimet me 1997, duke ja falur grekeve bazat ushtarake ne Kepin e Rodonit dhe Pasha Liman.
6. Tokat shqiptare i mbushi me varrezat greke qe kishin vajtur si pushtues ne Shqiperi me1940
7. Shkollat greke dhe flamuret e te ashtuquajtur VE kane mbuluar Shqiperine anembane
8. Mbas puthadores dhe “shqiparizimit” te Janullos se asfalise greke ne Tirane; Jo per ÇUDI, MIRATOI FALJEN E DETIT SHQIPTAR “GREQISE MIKE”?!
9. Vatra Shqiptare e krijuar ketu ne Amerike nga Intelektuale Atdhetare Shqiptare ju dorezua filogrekut Mishto qe falet ne kishen e ketushme greke, jo ne kishen shqiptare.
Mbas gjithe kesaj veprimtarie antishqiptare ne rast do kishte Drejtesi ne Shqiperi; Berisha duhej denuar atje.
Ndersa sot DASH, me shume te drejte ; ne dallim nga Shqiptaret e edukuar ketu ne Amerike me frymen Atdhetare e demokratike shpall Berishen “persona non gratta”
Si mund te pranohet ketu nje njeri qe ka punuar kunder vendit ku ka lindur? Ne rast se ketu ka ende njeres nga Shqiperia qe per aresye komuniste nuk e kane njohur kete vend te Bekuar qe jo vetem na pranoi per te punuar e aresimuar; por edhe ne pleqeri kujdeset per njerezit si me shendetesine e pensione perkatese qe edhe ne Shqiperi mungojne.
Ketu me shkrimet e Intelektualeve Atdhetare si z. Frank Shkreli, z.Pertefe Leka, Ruben Avxhiu, S. Kastrati etj. Shpalosen te Vertetat Historike mbi Shqiperine e Shqiptaret qe nga lashtesia. Ketu jane lejuar te funksionojne shkolla dhe organizata Atdhetare ; ketu shpalosen Flamure Shqiptare Kuqe Zi ne Bulevardet e NY bashke me te verteten ÇAMERIA IS ALBANIAN (Ndersa ne Tirane Ambasada e “greqise mike” e pakenaqur proteston kur Shpaloset Historia e Shqiperise se Vertete?!) Prandaj ne Shqiptaret, jo vetem te ketushem; brohorasim me Krenari: GOD BLESS AMERICA!!