Uashington, 12 dhjetor 2022 – Derek Chollett, këshilltar i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, njoftoi se vizitën e tij në Ballkan dhe në Bruksel e ka anuluar për shkak se ka dalë pozitiv me COVID.
Në një postim në Twitter, ai bëri të ditur se këtë vizitë do ta realizojë në fillim të vitit të ardhshëm.
“Më duhet ta shtyj vizitën time në Ballkan dhe në Bruksel, për shkak se rezultova pozitiv me COVID. Do të vazhdoj të jem i angazhuar në të gjitha çështjet në rajonin e Ballkanit dhe mezi pres ta realizoj vizitën në fillim të vitit tjetër”, ka shkruar ai.
I regret that I will have to postpone my trip to the Balkans and Brussels due to a positive COVID test. I will remain engaged in all of the issues in the Balkans region and look forward to making the trip early next year.
— Derek Chollet (@CounselorDOS) December 12, 2022
I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i cili do ta shoqëronte z. Chollet gjatë vizitës në rajon, ka arritur të dielën në Kosovë.
Sot ai u takua në Prishtinë me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe me kryeministrin Albin Kurti. Nesër do të takohet me liderët e partive politike në Kosovë.
(r.m.)