Uashington, 15 tetor 2021 – Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, e ka nominuar Christopher Hillin për ambasador në Serbi.
Hill do të zëvendësojë diplomatin e karrierës Anthony Godfrey, i cili ishte emëruar ambasador në Serbi në nëntor të vitit 2019.
Christopher Hill, i cili është njeri i afërt i Presidentit Biden, është një diplomat i rryer. Ai ka qenë ambasador i SHBA-së në Maqedoni, në Poloni dhe në Korenë e Jugut.
Hill është njohës shumë i mirë i Ballkanit Perëndimor. Më 1995, ai ishte iangazhuar në negociatat për vendosjen e paqes në Bosnjë e Hercegovinë.
Më 1999, Hill ka qenë i dërguar special i SHBA-së për Kosovën. Ai ka pasur rol kyç në negociatat që i kanë paraprirë Konferencës për Kosovën në Rambuje.
Më 2010, Hill ishte tërhequr nga shërbimi i jashtëm, pasi kishte shërbyer si ambasador i SHBA-së në Irak.
Ai ishte emëruar si ndihmës sekretar i shtetit për çështjet e Azisë Lindore dhe Paqësorit gjatë administratës së George Ë. Bush.
Në Serbi Christopher Hill konsiderohet si një diplomat shumë i fuqishëm. Duke pasur parasysh kontributin e tij në tejkalimin e krizave në Ballkanin Perëndimor, besohet se administrate e Presidentit Biden synon të ndihmojë për zgjidhjen e problemeve dhe [ër vendosjen stasbilitetit në rajon.
(r.m.)