Tiranë, 14 tetor 2023 – Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Igli Hasani, tha të shtunën se Ballkani Perëndimor ka hedhur hapa të rëndësishëm drejt integrimit europian, duke ndërtuar tregje dhe politika të përbashkëta me Bashkimin Europian.
Hasani i bëri këto komente në Forumin e Shoqërisë Civile “E ardhmja europiane të Ballkanit Perëndimor” që po mbahet në Tiranë.
Ky forum po zhvillohet në prag të takimit të liderëve të Procesit të Berlinit që do të mbahet në Tiranë, të hënën.
Folësit kryesorë në këtë forum theksuan se mbizotërimi i ligjit është një parim themelor për integrim në Bashkimin Europian, andaj drejtuesit e Ballkanit Perëndimor nevojitet të arrijnë rezultate konkrete në reformat që kanë nisur.
Ata thanë se plani i zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor është një mundësi për ta ndihmuar ndërtimin e një tregu të vetëm në rajon, çka do të mbështesë zhvillimin e këtyre vendeve paralelisht me rrugëtimin e tyre drejt Bashkimit Europian.
Ministri i Shqipërisë për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, tha se roli i shoqërisë civile është thelbësor për rritjen ekonomike, reformimin e institucioneve dhe anëtarësimin e vendeve të rajonit në Bashkimin Europian.
Ai theksoi se lidhja midis njerëzve dhe ekonomive të vendeve të rajonit midis tyre dhe me BE-në është detyrë parësore për të ardhmen, ndërsa forcimi i demokracisë dhe sunfimi i ligjit nuk janë jo vetëm nevoja të brendshme të vendeve të rajonit, por edhe nevoja rajonale dhe ndërkombëtare.
“Duke çuar më përpara reformat e brendshme, ne po forcojmë rolin tonë si një partner konstruktiv në rajon, si dhe po japim një ndihmesë thelbësore në sigurinë e Ballkanit Perëndimor”, tha ai.
Hasani shtoi se rajoni ka ecur mirë në përpjekjet për ndërtimin e një tregu të përbashkët rajonal, me marrëveshjet e stabilizim- asociimit, me besimin që secili vend dhe të gjithë së bashku të bëjnë një hap më shumë në procesin e integrimit europian.
Ai tha se zbatimi i planit ekonomik dhe investues i Komisionit Europian për Ballkanin Perëndimor, i bazuar në krijmin e tregjeve dhe në investime në projektet integruese, po pasohet me një plan të rritjes ekonomike në rajon, i cili do të nxisë bashkëpunime të të reja.
“Ne punojmë fort për marrëdhënie të mira fqinjësore, duke përshtatur sjelljet për të ndihmuar bashkëpunimin rajonal si nga pikëpamja diplomatike ashtu edhe nga ajo ekonomike”, tha ministri Hasani.
Megjithatë, pjesëmarrës të forumit thanë se përshtatja e ecurivre ekonomike të vendeve të rajonit me ato të vendeve të Bashkimin Europian vazhdon të jetë e ngadalshme. Ata thekdsuan nevojën e përfshirjes së vendeve të Ballkanit Perëndimor në programe investive të Bashkimit Evropian, në përmirësimin e infrastrukturë dhe në fusha të tjera.
Ekspertët thanë se vendet e rajonit nevojitet të hartojnë plane strategjike afatgjata për njëjtësimin e politikave me ato të Bashkimit Europian, si edhe për një mbështetje të re financiare.
Por, jo të gjithë mendojnë se financat janë faktori kryesor i dinamikës sëprocesit të arritjes së standardeve evropiane. Drejtuesja e Qendrës për Gazetari Investigative në Mal të Zi, Milka Tadiq – Mijoviq, tha se vendi i saj dhe mbarë rajoni kanë nevojë për ekspertë që ndihmojnë konkretisht në arritjen e standarteve europiane dhe të studjojnë nga afër për çfarë ka nevojë rajoni në tërësi dhe secili vend veç e veç. Ajo theksoi se korrupsioni, krimi i organizuar dhe mungesa e sundimit të ligjit janë faktorët kryesorë që frenojnë procesin e integrimit të vendeve të rajonit në Bashkimin Evropian.
“Për fat të keq, ne kemi probleme të thella strukturore, probleme me korrupsionin, me krimin e organizuar dhe me sundimin e ligjit, edhe pse rajoni ka shumë vite që po ecën në rrugën drejt BE-së”, theksoi Mijoviq.
Ajo tha se BE-ja duhet të dergojnë ekspertët e saj në vendet e rajonit, në mnyrëë që të kuptojë se çfarë ndodh dhe për çfarë kanë më shumë nevojë vendet e Ballkanit Perëndimor.
“Ne kurrë nuk e përfunduam procesin e tranzicionit nga autokracia në demokraci. Ky është problemi kryesor i rajonit. Roli i BE-së në këtë tranzicion ka qenë thelbësor për rajonin. Por, për shumë vite, BE-ja investoi në disa raste në figura të gabuara që i drejtuan vendet e tyre në drejtime të gabuara. Jo vetëm BE-ja, por Perëndimi në tërësi, mbështeti për shumë vite zotin Vuçiq (Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq) si dhe udhëheqës të tjerë të korruptuar në rajon, për shembull, zotin Gjukanoviq (ish- Presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq)”, theksoi ajo.
Në Forumin e Shoqërisë Civile të Ballkanit Perëndimor u diskutua edhe për marrëdhëniet midis vendeve të rajonit, për ndikimet e agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës në ështje të sigurisë rajonale e globale, etj.
(Sipas Zërit të Amerikës)