Lubjanë, 21 prill 2021 – Kryeredaktori i gazetës sllovene “Necenzurirano”, Primozh Cirman, e cila e botoi dokumentin jozyrtar, “non-paper”, për ndryshimin e kufijve në Ballkan, ka thënë se Sllovenia nuk duhet të ishte përfshirë në planet për ndryshim kufijsh në Ballkanin Perëndimor.
“Personalisht, unë mendoj se Sllovenia nuk duhet të përfshihet, por druaj se ajo është përfshirë tashmë dhe se ne do t’i shohim pasojat në të ardhmen”, ka thënë ai në njëinter vistë për mediunin slloven “24UR”.
Cirman ka thënë se zyrtarët e Bashkimit Evropian në Bruksel nukmund të mohojnë se e kanë në dotë atë document.
“Të hënën,kur doli lajmi, kolegu ynë nga gazeta “Delo” në Bruksel tha se zyra e kryetarit të Komisionit Evropian së pari konfirmoi se e kishte marrë një dokument që fliste për ndryshimin e kufijve të Bosnjë e Hercegovinës, por gjysmë ore më vonë e njëjta zyrë e thirri një gazetar dhe i tha se nuk mund të mohonte, por as të konfirmonte se e kishin marrrë dokumentin”, ka thënë Cirman.
Në dokumentin jozyrtar “non paper” që u publikua së pari nga mediumi slloven “Necenzurirano” flitet për ridefinim të kufijve në Ballkan, mësaktë për shpërbërjen e Bosnjës e Hercegovinës, për aneksimin e Republikës Serbe nga Serbia dhe për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.
(r.m.)