Prishtinë, 9 qershor 2024 – Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka deklaruar se “Kuvendi gjithëserb” është formë e vazhdimit të mendësisë serbe. Ajo u ka bërë thirrje autoriteteve të Kosovës që të mos bien në grackën e vendosur nga Serbia.
“Serbia nuk ka ndryshuar asnjëherë. E tillë ka qenë para një shekulli, e tillë vazhdon sot. E njëjta mendësi! ‘Kuvendi gjithëserb’ është vetëm një nga format e manifestimit të asaj mendësie, e cila vazhdon të jetë dominuese në Beograd. E detyra jonë si lidership në Kosovë është të mos biem në grackat e kësaj balte, që me shumicë prodhohet në Serbi”, ka shkruar Çitaku në Facebook.
Ajo ka thënë se rruga e Kosovës drejt NATO-së dhe Bashkimit Evropian kalon kah Uashingtoni e Brukseli dhe ka theksuar se e ardhmja e Kosovës është në dorën e Kosovës dhe të aleatëve të saj,
“Rruga e Kosovës drejt NATO dhe BE kalon nga Washingtoni dhe Brukseli. E nëse fqinjët tanë veriorë dëshirojnë të vazhdojnë të jetojnë duke u munduar t’i rikrijojnë betejat e humbura, keqardhje për ta.
Të ardhmen e Kosovës e kemi në dorë ne. Bashkë me aleatët”, ka shkruar ajo.
(r.m.)