Prishtinë, 19 gusht 2023 – Edhe dy policë të tjerë të nacionalitetit serb në veri të Kosovës kanë dhënë dorëheqje nga Policia e Kosovës, të premten, duke çuar në nëntë numrin e serbëve që nuk dëshirojnë të shërbejnë në Poliicinë e Kosovës.
Dy policët që sapo e braktisën Policinë e Kosovës u kanë deklaruar medeve serbe se këtë vendim e kanë marrë, për shkak të deklaratës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, se Policia e Kosovës “është trashëgimtare e Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës”.
Nëntë policët serbë që e braktisën Policinë e Kosovës ditët e fundit ishin pjesë e kontigjentit më të ri të policisë, 46 prej të ciilëve janë pjesëtarë të nacionalitetiit serb.
Mediet serbe të afërta me pushtetin në Serbi paralajmërojnë se të gjithë policët serbë në komunat veriore të Kosovës “pritet të japin dorëheqje” nga Policia e Kosovës, javën e ardhshme.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se dorëheqjet e policëve serbë janë “pasojë e drejtpërdrejtë e kërcënimeve dhe frikësimeve të vazhdueshme nga Serbia”.
Ambasadorët e SHBA-së dhe vendeve tjera perëndimore në Kosovë kanë shprehur shqetësimin për largimin e pjesëtarëve të komunitetit serb nga Policia e Kosovës. Ata kanë thënë se është “jetike” që Policia e Kosovës të përfaqësojë të gjitha komunitetet.
Të gjithë serbët që kanë qenë pjesëtarë të Policisë së Kosovës në katër komunat veriore të Kosovës, të banuara me shumicëë serbe, kishin dhënë dorëheqje kolektive në fund të vitit të kaluar, në shenjë të protestës ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për regjstrim në Kosovë të automjeteve të srrbëve tëë Kosovëës dhe për pajisjen e tyre me targat “RKS” (Republika e Kosovës).
Shumica e serbëve në veri kanëë frikë t’i regjistrojnë automjetet e tyre me targa “RKS”, për shkak të presionit, shantazhit dhe kërcënimit nga Beogradi. Rreth 10 automjete që ishin regjistruar me targat “RKS” janë djegur në komunat veriore.
(r.m.)