Tiranë, 10 korrik 2021 – Në Tiranë, pas një viti të vështirë nga izolimi i pandemisë, programi “Code for Albania” rifilloi këtë javë kurset e kodimit me nxënës të shkollave 9-vjeçare nga gjithë Shqipëria.
Pedagogët shqiptarë dhe amerikanë u mësojnë nxënësve bazat e programimit dhe njohuri të tjera nga shkencat kompjuterike, një fushë ku Shqipëria ka ende smungesa të shumta.
Projekti për orën e kodimit nga “Code for Albania” i ka rrënjët tek shkollat 9-vjecare në Tiranë e qytete të tjera.
Ky është viti i tretë që nis një kurs i ri, ndërsa diplomohen ata që e nisën para pandemisë dhe gjatë saj.
Një prej pedagogëve ka ardhur nga Florida e SHBA. Ky është i dyti vit që Erik Pengili jep mësim në kurset e “Code for Albania”.
Erik ka jetuar në Nju Jork, dhe më pas shkoi në Florida, ku përfundoi studimet në shkenca kompjuterike dhe jap mësim atje.
“Unë sigurohem që nxënësit kuptojnë gjithcka që u shpjegojnë mësuesit e tyre, që asnjë të mos mbetet prapa, të përvetësojnë gjithë leksionet përherë e më mirë nga pedagogët. Jam këtu të jap ndihmën time, që të nxënësit të mësojnë kodimin, që do t’u duhet më vonë në jetën dhe karrierën e tyre profesionale” – thotë profesori Pengili.
Ndërsa Fjona është një nga nxënëset që u zgjodh të vinte në kurset e Code for Albania. sapo kaloi nga klasa e 9 në vitin e parë gjimnaz.
“Besoj se është shumë mirë që e nisim këtë angazhim në këtë moshë, tani që kemi mbaruar klasën e 9, pasi në gjimnaz do ta kemi më të lehtë për të parë ku jemi më të zotë për të zgjedhur universitetin” – thotë ajo.
Programi formon tek nxënësit bazat e programimit dhe disajnimit e problemeve. Ai zhvillohet hybrid sivjet; mësim online dhe në klasë me nxënës nga shkollat 9-vjecare, si dhe me nxënës të klasave të 10 dhe 11 të gjimnazeve.
“Më në fund jemi duke finalizuar të diplomuarit e parë, pasi Code for Albania ka nisur të funksionojë që në vitin 2019, dhe aktualisht janë 3 klasa paralele që po marrin leksione mbi bazat e programimit dhe human center designer, zgjidhjen e një problem, duke mbajtur në qendër njeriun” – thotë profesori I inxhinierisë kompujterike, Enea Mançellari.
Program u themelua nga diaspora shqiptare në Silicon Valley në bashkëpunim me organizatën amerikane Code.X.
Erik thotë se vjet punoi me nxënësit për një muaj, edhe sivjet po punon drejtpërdrejt sërish me grupe të vogla nxënësish, të cilët kanë arritur nivel shumë të mirë.
“Programit që bëhet këtu në Code for Albania dhe niveli që universiteti ofron me punët laboratorike në kompjuter u japin nxënësve gjithë mundësitë për të përparuar në karrierën e tyre në shkencat kompjuterike, duke mësuar këtu shumë më tepër në këtë fushë” – thotë prof. Pengili.
Ndërsa nxënësja Fjona Laze thotë se aplikoi online dhe u gëzua që e zgjodhën nga Code for Albania.
“Ishin 140 nxënës që kishin aplikuar dhe rreth 20 prej tyre u zgjodhën. Nuk prisja të zgjidhesha dhe të kënaqesha kaq shumë, sepse të gjithë mendojnë se kompjuterat janë një punë e vështirë dhe e lodhshme, por falë pedagogëve këtu po kalojmë shumë mirë dhe po mësojmë tepër” – tha ajo.
Pedagogët e dinë se nxënësit e kanë me frikë botën e kompjuterave dhe programimit.
Këtu ata e largojnë këtë frikë dhe mësojnë se si të zhvillojnë aftësitë e programimit për jetën e tyre të përditshme, sepse dituritë kompjuterike përdoren kudo dhe mund të ndihmojnë kudo.
“Jo më larg se një vit më parë, kur u izoluam nga pandemia e Covid 19 në pamë se sa e rëndësishme është teknologjia. Tashmë jemi të detyruar të bëhemi pjesë e teknologjisë. Ne po i japim brezit të ri shtysën ta përvetësojnë sa më mirë teknologjinë dhe sa më disejnuese për njeriun” – thotë profesori Mançellari.
Rrjeti i koduesve në Shqipëri po zgjerohet edhe me të rinj vendas edhe me të rinj të kthyer nga SHBA dhe BE.
Qëllimi i programit Code for Albania është të krijojë tek brezi i ri në Shqipëri një lëvizje dashamirëse ndaj shkencave kompjuterike, në mënyrë që Shqipëria të ketë mbi 100 mijë kodues të aftë pas disa vjetësh.
(Ilirian Agolli, Zëri i Amerikës)