Cramon: Dakordimi për propozimin evropian do të zhbllokojë perspektivën e anëtarësimit në BE

Bruksel, 28 shkurt 2023 – Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, e ka mirëpritur dakordimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me tekstin e propozimit të Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë.

Në një shkrim në Twitter, Cramon ka thënë se tani duhet guxim, vullnet politik dhe lidership për të arritur marrëveshjen.

“E mirëpres ngrohtësisht pranimin e Propozim – Marrëveshjes së BE-së për rrugën e normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Duhet guxim, vullnet politik dhe lidership për të arritur marrëveshje.

Prandaj pres negociata konstruktive dhe nënshkrim të shpejtë të Udhërrëfyesit të Zbatimit, pasi kjo me të vërtetë do të zhbllokojë perspektivën e anëtarësimit në BE”, ka shkruar zonja Cramon.

Takimi i radhës i Kurtit dhe Vuçiqit pritet të mbahet më 18 mars, në Shkup.

(r.m.)