Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se nga 5.798 testime, 173 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19 dhe janë shënuar 10 raste të vdekjes.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 19.193 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.167.006 doza të vaksinës.
Deri më sot 439.723 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Sot janë shëruar 2.261 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 146.444.
Në total numri i rasteve aktive është 9.764.
Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:
https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB
Mbani maskat!
Respektoni distancën!
Mbani higjienën!
458 pacientë me COVID-19 në oksigjeno-terapi, 49 në gjendje të rëndë
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se bazuar në raportet nga klinikat Covid-19 të QKUK-së dhe spitaleve të përgjithshme, në trajtim mjekësor nga COVID-19, janë 591 pacientë.
Sipas njoftimit, prej tyre, 458 me oksigjeno-terapi dhe 49 në gjendje të rënduar shëndetësore në kujdes intensiv mjekësor.
“Numri i pacientëve sipas klinikave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme”, thuhet në njoftim.
Klinika Infektive, 87 pacientë
Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive), 47 pacientë
Klinika Infektive III ( Interno), 27 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 60 pacientë
Mjekimi Intensiv COVID-19 dhe Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive 24 pacientë
Klinika e Gjinekologjisë, 5 pacientë
Klinika e Pediatrisë, 1 pacient
Spitali i Prizrenit, 55 pacientë
Spitali i Gjakovës, 50 pacientë
Spitali i Pejës, 102 pacientë
Spitali i Gjilanit, 49 pacientë
Spitali i Vushtrrisë, 10 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 32 pacientë
Spitali i Ferizajt, 42 pacientë