Beograd, 11 nëntor 2022 – Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë sot se bazat e planit franko-gjerman për Serbinë janë të papranueshme sepse plani fillimisht nis nga fakti që Kosova është e pavarur.
“Serbia nuk mund ta mbështesë një zgjidhje politike në të cilën Kosova konsiderohet si shtet i pavarur, ndonëse nuk është zgjidhur çështja e statusit tësaj’, ka thënë Daçiq në televizionin serb “Pink”.
Sipas tij, qëndrimi i Serbisë ndaj sanksioneve kundër Rusisë ka të bëjë edhe me çështjen e Kosovës.
“Vendimet tona për vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë kanë ndikim në qëndrimin tonë në lidhje me Kosovën. Nëse e bëjmë këtë do t’i zemërojmë pak miqtë tanë tradicionalë”, ka thënë Daçiq.
Ai ka thënë se vendosja e sanksioneve ndaj Rusisë do të ishte në kundërshtim me interesin nacional të Serbisë.
“Serbia rrezikon shumë duke vendosur sanksione kundër Rusisë, nuk ka garanci se nuk do të rrezikojë interesat e saj kombëtare. Ne nuk kemi garanci nga dikush nga perëndimi se këto interesa do të mbrohen”, tha shefi i diplomacisë serbe.
(r.m.)