Uashington, 5 qershor 2023 – Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) u ka bërë thirrje edhe një here Kosovës dhe Serbisë që të ndërmarrin hapa për të ulur tensionet në pjesën veriore të Kosovës.
Zëdhënësi i DASH-it, Vedant Patel, ka kërkuar nga Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të ulë nivelin e gatishmërisë së ushtrisë serbe dhe të ndikojë se serbët e Kosovës që të heqin dorë nga dhuna. Ndërkaq, nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar që kryetarët e katër komunave veriore, të banuara me shumicë serbe, të ushtrojnë funksionet e tyre në lokacione alternative dhe që policia e Kosovës të tërhiqet nga ndërtesat e komunave.
“SHBA-ja dënon dhunën e papritur ndaj ushtarëve të misionit KFOR të NATO-s, ndaj policisë dhe ndaj gazetarëve. U bëjmë thirrje të gjitha palëve që të ndërmarrin veprime të menjëhershme për uljen e tensioneve. Presidenti Vuçiq dhe Qeveria e Serbisë duhet ta ulin nivelin e gatishmërisë së forcave të tyre ushtarake dhe t’u bëjnë thirrje serbëve të Kosovës të mos i sfidojnë ushtarët e KFOR-it e të heqin dorë nga dhuna. Vendimi i Qeverisë së Kosovës për të mundës me forcë qasje në objektet e komunave shkaktoi tensione të panevojshme. Kryeministri Kurti dhe Qeveria e Kosovës duhet të përkujdesen që kryetarët e zgjedhur të ushtrojnë detyrat e tyre tranzicionale nga lokacione alternative, e po ashtu të tërhiqen njësitet policore nga objektet e komunave. Jemi të angazhuar thellësisht në këtë çështje”, ka thënë Patel, në konferencë për media, të hënën, në Uashington.
(r.m.)