DASH mbështet integrimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE

Uashington, 11 qershor 2021 – Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) e mbështet hapjen e negociatave të Bashkimit Evropian me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Zëdhënësi i DASH, Ned Price, në një mesazh në “Twitter”, ka shkruar se Departamenti Amerikan i Shtetit është i përkushtuar për rrugëtimin evropian të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

“Ne e mbështesim hapjen pa vonesë të negociatave për pranim në BE me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Ne jemi duke u angazhuar në nivelet më të larta të qeverisë, për të demonstruar përkushtimin tonë për rrugëtimin evropian të vendeve aspirante”, shkruan zëdhënësi i DASH.

(r.m.)