Uashington, 8 janar 2022 – Byroja e Cështjeve Konsullore në Departamentin amerikan të Shtetit (DASH), përmes një postimi në rrjetet sociale, u bërithirrje qytetarëve që të shmangin zonën rreth selisë së Partisë Demokratike në Tiranë.
Byroja u bën thirrje qytetarëve që të jenë vigjilentë edhe në zonat tjera ku mund të ketë tubime e manifestime protestuese në Tiranë.
Thirrja vjen pas protestës së dhunshme të mbështetësve t ëish-kryeministrit Sali Berisha në selinë e PD-s, të cilët kërkojnë që Lulzim Basha dhe mbëstetësit e tij t’i lirojnë zyrat, sepse atë e kanë humbur legjitimitetin e udhëheqjes së partisë.
“Protesta në selinë e Partisë Demokratike ka përshkallëzuar në dhunë, ku kanë ndodhur disa incidente, përplasje fizike apo dhe përdorimin e gazit lotsjellës. Duhet të shmangni zonën përreth selisë dhe të qëndroni në gatishmëri për të evituar tubime të tjera që mund të regjistrohen në zona periferike”, thuhet në postimin e Byrosë së Cështjeve Konsullore në DASH.
Lidhur me protestën e dhunshme të mbështetësve të Berishës kareaguar edhe ambasadorja e S hteteve të Bashkuara në Shqipëri,Yuri Kim.
“Shtetet e Bashkuara janë thellësisht të shqetësuara për rritjen e tensioneve në ndërtesën e selisë së Partisë Demokratike dhe përdorimin e forcës nga protestuesit. U bëjmë thirrje organizatorëve të protestës që të refuzojnë dhunën dhe të veprojnë qetësisht. Ata që nxisin dhunën ose minojnë sundimin e ligjit do të mbahen përgjegjës”, ka shkruar ambasadorja Kim.
(r.m.)