Otava, 4 shtator 2023 – Dy persona u vranë dhe gjashtë të tjerë u plagosën në Otava nga të shtënat me armë në parkingun e një sallë dasmash, të shtunën në mbrëmje.
Policia tha se të shtënat kanë ndodhur jashtë Qendrës së Konventës Infinity. Aty kanë mbetur të vdekur Said Mohamed Ali, 26 vjeç, dhe Abdishakur Abdi-Dahir, 29 vjeç, të dy nga Toronto. Në mesin e gjashtë të plagosurve ka edhe shtetas amerikanë, por se jeta e tyre nuk është në rrezik.
Banorët që jetojnë aty pranë kanë thënë se i kanë dëgjuarr 20 deri 25 të shtëna.
“Dëgjova të shtëna të përsëritura dhe britma. Pastaj, pati një pauzë, para se të dëgjoheshin 15 ose 16 të shtëna të tjera”, ka thënë Niko, 28 vjeç.
“Kishte kaos gjatë të shtënave. Njerëzit po iknin në të gjitha drejtimet”, ka thënë një dëshmitar okular.
Policia tha se ende nuk ka ndonjë pistë të motivit të sulmit. Inspektori Martin Grew ka thënë se nuk ka asnjë provë që shpie në përfundimin se ky ishte një krim i motivuar nga urrejtja racore ose fetare.
“Por, ne nuk e përjashtojmë këtë mundësi”, ka thënë ai.
Në qytetet kanadeze është shënuar rritje alarmante e incidenteve të armatosura. Prej vtit 2009, në këtë shtet është rritur për 81% numri i krimeve të dhunshme me përdorim të armëve të zjarrit.
(r.m.)