Davor Stier zgjidhet kryesues i delegacionit të Parlamentit Evropian për marrëdhëniet me Kosovën dhe me Bosnjën e Hercegovinën

Strasburg, 1 tetor 2024 – Eurodeputeti kroat Davor Stier është zgjedhur të hënën kryesues i delegacionit të Parlamentit Evropian për marrëdhënie me Bosnjën e ercegovinën dhe me Kosovën.

Në deklaratën e tij, Stier ka theksuar se ai do t’i kushtojë vëmendje të veçantë perspektivës evropiane të këtyre dy vendeve, si edhe reformave që do të duhet të zbatohen në rrugën drejt Bashkimit Evropian.

Stier ka bërë të ditur se ai do të punojë për perspektivën evropiane të Kosovës.

“Paqja, siguria, dialogu dhe normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë, mbrojtja e të drejtave të pakicave dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës, si dhe zbatimi i rendit kushtetues në gjithë territorin e Republikës së Kosovës do të jenë çështje me prioritet në punën e komisioni i përbashkët parlamentar”, ka thënë ai.

Stier ka shtuar se sfidat gjeopolitike me të cilat po ballafaqohet BE-ja kërkojnë një angazhim më të fortë në Evropën Juglindore dhe se siguria dhe stabiliteti në Bosnjë e Hercegovinë dhe në Kosovë janë të një rëndësie vendimtare për mbarë Europën.

Si kryesues i delegacionit të Parlamentit Evropian, Stier do të bashkëkryesojë komisionet e përbashkëta parlamentare: Komisionin për Stabilizim-Asocim BE-Bosnjë e Hergecovinë dhe Komitetin për Stabilizim-Asocim BE-Kosovë.

(r.m.)