DEA hap linjë të re sinjalizimi për Shqipërinë. Fton qytetarët të denoncojnë rastet e trafikut të drogës dhe pastrimit të parave

Tiranë, 6 mars 2023 – Ambasada amerikane në Tiranë ka shpërndarë njoftimin e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës Kundër Narkotikëve, DEA, për hapjen një linje të re sinjalizimi për Shqipërinë.

DEA u ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë që të sinjalizojnë për rastet e trafikut të drogës ose të pastrimit të parave të fituara nga trafiku i drogës.

“Agjencia e SHBA Kundër Narkotikëve njofton një linjë të re sinjalizimi për Shqipërinë.

DEA nxit këdo që ka informacion në lidhje me trafikun e drogës ose pastrimin e të ardhurave nga droga ta ndajë informacionin me personelin e DEA-s në WhatsApp në: +1 571 502-7846 ose me email në: [email protected]“.

Të gjitha të dhënat do të mbahen të fshehta. Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara të punojnë me Shqipërinë për të luftuar trafikun e drogës dhe pastrimin e parave të lidhura me to, për një të ardhme më të mirë për të gjithë shqiptarët”, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane në Tiranë. 

334693070_987259102618170_2026405255280576846_n

(r.m.)