Deklaratë e Qeverisë së Kosovës për takimin e sotëm të Kurtit me Vuçiqin

Prishtinë, 18 gusht 2022 – Qeveria e Kosovës doli me një deklaratë lidhur me takimin e tretë të Kryeministrit Albin Kurti me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili u mbajt sot (e enjte) në praninë e përfaqësuesit të lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme e siguri,Joseph Borrell, dhe  përfaqësuesit special të Bashkimit Evropian për Didolun Kosov- Serbi, Mirollav Lajçak.

Në deklaratë thuhet se në këtë takim u bisedua për Kornizën e Përgjithshme të Marrëveshjes dhe për situatn aktuale politike e të sigurisë.

Duke folur për kornizën e marrëveshjes, kryeministri Kurti ka thënë se marrëveshja “duhet të jetë ligjërisht e obligueshme për normalizimin e plotë të marrëdhënieve me njohje reciproke në qendër” dhe i ka prezantuar disa kapituj me elementet që duhet t’i përmbajë korniza e marrëveshjes.

Ndërkaq, duke folur për situatën esigurisë, ai ka theksuar se vendosja e ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë janë “garancione të paqes, sigurisë dhe barazisë për të gjithë qytetarët. pa dallim”.

Deklarata e plotë:

Sot në Bruksel u mbajt takimi i tretë i nivelit të lartë mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë.

Ky takim është dashur të mbahej më 19 korrik. Mirëpo, ai u pat shtyrë për muajin gusht me kërkesën e palës tjetër, gjersa Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pat shprehur gatishmërinë për pjesëmarrje.

Sot kishte dy tema në agjendë. E para ishte diskutimi për Kornizën e Përgjithshme të Marrëveshjes. Kryeministri Kurti theksoi që kjo marrëveshje duhet të jetë ligjërisht e obligueshme për normalizimin e plotë të marrëdhënieve me njohje reciproke në qendër. Ai prezantoi disa kapituj me elemente përkatëse që duhet t’i përmbajë kjo kornizë.

Tema e dytë ishin çështjet aktuale politike e të sigurisë për të cilat Kryeministri Kurti tregoi për rëndësinë e ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë në vendin tonë si garancione të paqes, sigurisë dhe barazisë për të gjithë qytetarët pa dallim.

Kryeministri Kurti falënderoi Bashkimin Evropian, z.Borrell dhe z.Lajçak, për organizimin dhe ndërmjetësimin në këto bisedime, drejt normalizimit të marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë.

(r.m.)