Radio Europa e Lirë
Alex Ferguson, trajner i ekipit të njohur të futbollit, Mançester Junajted, që në këtë klub i kaloi 26 vjet, do të tërhiqet në fund të këtij sezoni, është kumtuar në faqen në Internet të këtij klubi.
Trajneri Ferguson ishte njëri nga trajnerët më të suksesshëm jo vetëm në futboll, por edhe në sport në përgjithësi.
Derisa zoti Ferguson, 71 vjeçar, e ka udhëhequr ekipin, Mançester Junajted, ka fituar 13 tituj të kampionit në Ligën e parë angleze, përfshirë edhe atë të këtij viti, dhe dy tituj të Ligës së kampionëve evropianë.
Në kumtesën e tij thuhet se “ishte e rëndësishme që të largohem nga organizata në formën më të fuqishme të mundshme dhe besoj se këtë e kam bërë”.
Atë, pas tërheqjes, e pret një operacion në ije.
Alex Ferguson mbetet në Mançester Junajted si drejtor dhe ambasador zyrtar.