Delegacioni rus mbërrin në Riad, për bisedime me SHBA-në për paqe në Ukrainë

Riad, 17 shkurt 2025 – Delegacioni rus i kryesuar nga ministri i Jashtëm Sergey Lavrov mbërriti në Riad të hënën në mbrëmje përpara bisedimeve të së martës mbi marrëdhëniet dypalëshe me Shtetet e Bashkuara, të cilat gjithashtu pritet të përfshijnë një shkëmbim të parë pikëpamjesh mbi një marrëveshje të mundshme paqeje për Ukrainën.

Moska dhe Uashingtoni pritet të fillojnë bisedimet në kryeqytetin e Arabisë Saudite të martën.

Delegacioni i SHBA do të përfshijë Sekretarin e Shtetit Marco Rubio, Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare Mike Walz dhe të dërguarin e posaçëm të SHBA për Lindjen e Mesme Steve Witkoff, siç u konfirmua më herët të hënën nga Departamenti i Shtetit i SHBA.

Zëdhënësi i Kremlinit e cilësoi si “shumë pozitiv” faktin që zyrtarët amerikanë dhe rusë do të zhvillojnë bisedime në Riad, nga njëra anë për të përmirësuar marrëdhëniet midis Moskës dhe Uashingtonit dhe nga ana tjetër për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Nga ana e tij, Yuri Ushakov (pas Lavrov në foto), një këshilltar për politikën e jashtme të presidentit rus Vladimir Putin, tha të hënën se Moska dhe Uashingtoni nuk kanë rënë ende dakord se si të fillojnë bisedimet e paqes për Ukrainën, pasi SHBA nuk ka caktuar ende një kryenegociator për të biseduar me Rusinë.

(Panorama.com.al)

Comment

*