Në 70-vjetorin e përjetësisë së mësuesit të parë të shkollë shqipe në Sllovisë
Demiri Salihu,siç njihej zakonisht në sundimin SKS të ish-Jugosllavisë,apo Demir Gashi,siç ishin dhe janë familja e Tij dhe farefisi tash, mësoi për hoxhë, u bë luftar I LNÇ dhe ndër mësuesit e parë të shkollës shqipe të pasluftës së LNC.
Shkruan : Ismail Gashi Sllovia
Kur flasim për shkollat shqipe të pasluftës së Dytë Botërore, pa u rikthye te shkollat shqipe të kohës të pushtimit fashist,shkollat shqipe të cilat në Kosovë I hapi Ernest Koliqi, dhe disa qindra mësues të sjellur nga Shqipëria për keto shkolla shqipe në Kosove, Pa mëdyshje,për mungesë kuadri arsimorë, ndër mësuesit e parë na dalin emra hoxhesh, personave me pak shkollim,apo me mësim fetar dhe disa mësuesve të mbetur apo të ardhur nga Shqiperia, të cilet tash shumica, për të mos thënë të gjithe, tani janë të vdekur,të cilët atëherë e filluan punën në hapjen e dritës së diturisë në këto anë, dhe po të hartohej një historiat I shkollës shqipe, ata duhet të zënë faqet e para, për pionierë të kësaj lëmie shoqërore. Pasi është kështu, në këtë shkrim të shkurtër,do ta përkujtojmë njërin ndër ata, mësuesin dhe lutëtarin e LNÇ 1941-45 Demir Sallihun-Gashin,mësuesin e parë në fshatin Sllovi, ndoshta edhe ndër të parët mësues shqiptar në trevën komunale të Lypanit.
Hoxhë Demir Salihu-Gashi I lindur më 1917, në një familje të varfër të fashatit Sllovi, I cili që në fëmijëri, mësoi në fashtin fqinjë Dobratin, ku mbaroi katër klasët e fillorës në gjuhën sërbe dhe u dallua për nxënës shëmbullor. Pastaj, dëshira e prindërve ishte që, Demiri të bëhej hoxhë, ate e dërguan në medresen “PERINAZ” të Prishtinës, sipas fjalëve të bashkvendasve dhe bashënxënësve të tij Salih Hajrës-Bytyçit,medreseja ka pasur emrin sipas lagjës ku ndodhej, aty mësoheshin vetëm lëndët e besimit fetar islam,por, herë pas here,depërtonin edhe literaturë dhe skrime nga historia dhe letërsia shqiptare, edhe ishte tepër e ndaluar dhe e rrezikshme të tentohej diç tjetër jashtë kësaj.Demiri këtu mësoi deri në vitin 1940. Kur është angazhuar, apo kur shqiptarët përseri u mashtruan nga sebët dhe iu bashkuan atyre në LNC, gjëja se, pas çlirimit të përbashkët nga fashizmi, secili do gëzojë lirinë dhe do të jetojë në trojet e veta të lira.Shqiptarët,siç dihet, u tradhtuan dhe nga kjo tradhëti sllavokomuniste, mbetën përseri në robëri të dyfisht,robërimi shtetëror Jugosllav dhe nën te edhe robërimi sërbë, pasi trojet shqiptare të mbetura jashtë shtetit shqiptarë, vetëm sa ndërruan robëruesin ,ate jugosllav dhe të dytin,nga I cili do të pësojnë ndjekje,dëbimi,rrahje dhe arrestime e burgosje të azhdueshme.Këte e përjetoi edhe vet Demira Salihu,ish luftëtari I
robëruesin ideologjik komunizmin në aktivitetin e LNC,kundër okupatorit fashist që kishte depërtuar edhe në këto hapësira. Demiri I zgjuar ra në kontakt me aktivistët e rinisë përparimtare, që nga fillimi i luftës LNC është lidhur me aktivist, veprimtarë e luftëtarë të mjedisit e më gjërë.
Në këtë aktivitet ka vepruar gjatë gjithë luftë nga 1941 e deri në përfundim të sajë 1945, dhe ka vazhduar pas luftës, Në ditët e para ka pasur pozita të rëndësishme politike e shoqërore në nivel të formimit të pushtetit popullor, e më vonë, në hapjen e shkollave të para shqiptare dhe në punën e mësimdhënies .Por, në këtë shkrim nuk do të shkruajmë për Demirin luftëtar,sepse këtë nuk e kemi synim të shkrimit. Këtu do të përpiqemi të themi më shumë fjalë dhe veprimtarinë e Tij në sistemin arsimor të shkollës shqipe, ku veprimtaria e Tij arsimore në shkollat e para shqipe të pas Luftës së Dytë Botërore, ka pasur rëndësi të veçantë për trevën e Lypjanit dhe për shkollën shqipe në Sllovi, vendlindja e Tij, ku hapi shkollën, të parën herë në gjuhën shqipe. Pastaj, në Mirash, Gjyrkoc dhe Pjetërshticë, vende dhe shkolla ku ai punoi mësues në shkollën shqipe. Fati historik i popullit tonë e ndoqi edhe shkollën shqipe.Natyrshëm,kishim të njëtin fat, si për gjithë shqiptarët, edhe për ne në Kosovë, që “pas çlirimit nga fashizmi”sic quhej nga komunistet sllavë, të kërkojmë mësues të kualifikuar apo me ndonjë shkollim tjetër, madje edhe ata me shkollim fetar, të cilët ndër ne,edhe ata ishin të rrallë,siç thot populli, numroheshin në gishta dore. Andaj, këtë emision e kanë kryer edhe personat të cilët nuk kishin shkollim të nivelit për mësues. Punonin persona të cilët kishin shkollim të çfardo lloji, asaj kohe, kësaj detyre ju kanë përveshur hoxhollarët përparimtar, të cillët nuk kanë vonuar shumë dhe janë përshtatur dhe “profesionalizuar”, mos të jenë mësues për dronë nga Zoti. Por, mësues të popullit dritës dhe diturisë shkencore materialiste dhe të dalin të dobishëm me rezultate të pritura.Kjo bëri që ne edhe kështu, mos të vonohemi në ngritjen e kuadrove arsimore. Demir Salihu ka qenë njëri ndër hoxhët, i cili pas “Çlirimit”ka lënë punën e hoxhës dhe është kthyer në vendlindjen e Tij të hap dhe të punojë në shkollën shqipe më 1945 ,diku kah fund shkatori 1945. Demiri grumbulloi 77 nxënës shqiptarë të Sllovisë dhe filloi punën e një misionari të arsimit shqip, të cilin e vazhdoi gadi plotë tetë vjet, duke llogaritur punën e mësuesisë edhe në Mirash të Ferizajt,Gjyrkoc dhe Pjetërshticë, tash të Shtimes, deri sa e gjeti vdekja më 1953. Njëri ndër nxënësit e parë të Tij, Xheladin Gashi,tash I njerë, kështu e kujton ditën e parë të shkollës në Sllovi. Ishim duke shkuar te Hoxha në mejtep, Demiri na ndali diku 7-8 fëmijë dhe na pyeti: A doni të mësoni shqip? Na ishim të vegjël, por Demirin e respektonin prindërit tanë dhe ne kisim respektin për hoxhë të ditur dhe një të vjetri, të respektuar. Kështu, atëherë ishte rregulli. Nuk na bëzani fare, na mori për dore dhe na ktheu në odën e vet. Më kujtohet si sot, rrefen Xheladini, më shumë I njohur si Xhela, mori pak miell dhe disa letra, bashkarisht maruam brumin dhe I myllem dritaret, atëherë nuk gjenej askund qelq për ditare.Pasi kryem këto punë teknike. Demiri na yeti, A dini ndokush prej jush ndonjë shkronjë të shqipës.Nuk dinim askush nga ne shkronja shqipe.Madje,, u hutuam kur hoxha Demir Salihu-Gashi na pyeti për shkronja shqipe, gjë që, as nuk kuptuma ç’është kjo pyetje! Ditët e para të mësimit në në shkollën shqipe I mbajtëm në oden e Demirit, e më vonë numri I nxënësve u shtua dhe gjetëm mësojtore në xhaminë e fshatit. Ditari i parë I shkollës shqipe në Sllovi dëshmon, për vitin e parë shkollor 1945/46,ku ishin të regjistruar gjithsej 77 nxënës dhe më 27 qershor të 1946, janë klasifikuar 23 nxënës për klasën e dytë, kurse të tjerët për shkak të moshës së re,ose për shkak të mosvijimit të rregullt, kanë mbetur që, edhe njëherë ti nënshktrohen riprovimit për kualifikim. Nxënësit të cilët nuk kanë kryer klasën, në ditar, për të gjithë nxënësit e tillë shkruan:”Nxënësi nuk u kualifikua për klasën e dytë, sepse nuk ka ardh me rregull në shkollë. Sipas proqesit të gjetur në të njëjin ditar shkollor, këta nxënës janë të obliguar përseri të vijojnë klasën e parë.
Demir Salihu Gashi,ka vijuar punën e mësuesit plotë tri vjet në fshatin e Tij të lindjes Sllovi të Lypjanit. Pastaj, ka kaluar në fshatin Mirash të Ferizajt,ka vazhduar në Pjetërshticë të Drenicës së Epërmë,tash komuna e Shtimës dhe vitin e fundit të punës punoi në Gjyrkoc të Shtimës, atëherë rrethit të Lypjanit, Vetëm arsyet janë fake më të mira se, Demiri mësues nuk do të ndërronte vend, pos vendlindjes.Por, dëshmitë tregojnë se ai ishte I flakët për përhapjen e diturisë,tani edhem mund te jemim të bindur se, Demir Salihu, pos Sllovisë, mësues I parë duhet të krtë qenë edhe në fshatrat të tjera ku punoi. Sa I përket punës mësues, ku Demiri punoi, nxënësit dhe bashkëkohanikët, flasin me shumë respekt. Për këtë, Salih Hajra-Bytyqi,bashkëvendas dhe bashkënxënës I Demirin në Mëdrese, thot:”Demiri është angazhuar shumë në përfshirjen e nxënësve në shkollë, që atëherë ishte problem I madh, jo vetëm për mësuesin e mirë si ishte Demiri, por edhe për faktorët shtetëror dhe organizatat politike e shoqërore të atëhershme. Demirin fshatarët e kanë e respektuar shumë, ai sikur u bë mësues, jo vetëm për nxënës,por edhe për fshatarët e shumët. Demiri ka qenë I yni dhe ka punuar për ne”,Kurse një ish nxënës Sllovias, më vonë profesor i gjuhës dhe letërsisë shqipe, Mehdi Kryeziu,na tha:”Demir Salihun e kam pasur mësues të parë.Ai ka qenë pedagog I lindur.Më kujtohet tash se, ai ka zbatuar metoda shumë të afërta mësimore, atëherë nuk kam ditur, si duhet të punohet me nxënës,por tani po krahasoj forma dhe metodat e punës së Demir Salihu, kërkesat e padagogjisë për shkollat tona. Mund të them se, ai nuk ishte larg tyre. Madje habitem se, ai ishte hoxhë,si ka mundur dhe ku I ka mësuar ato elementem të medodologjisë mësimore.”Shumica e nxënësve të Demirit me të cilët folëm, perosnalisht shprehën se, ky mëues më shumë kujdes ju ka përkushtuar lëndëvë, gjuhë amtare, histori, e sidomos asaj kombëtare dhe muzikës.Mehdiu për mësuesin e Tij,shton se, asnjë orë nuk e kemi përfunduar, pa e kënduar këngën ‘ Në shtrat po dergjet shok Emin Duraku”. Mësuesi ynë ka kënduar edhe vet bukur . Nxënësit e Tij nuk harrojnë ti përmendin edhe kushtet e vështira, pa mjete e tekste mësimore.Vehbi Bytyi,tash I ndjerë, më 1975 na pat deklaruar:”Atëherë nuk kishte fletore e lapsa, Demiri siguroi disa fletë, ato na i shpërndante neve kur kishim me shkruar diçka,një laps e ndanim ne 3-4 pjesë.Ndërsa, Xheladin Gashit, I kujtohej edhe kjo se; Në klasën e tretë, ka pasur disa libra që i quanin të analfabetëve.Ato libra kanë qenë me shkronja të formatit më të madh,dhe po ato kohë, qenë kërkuar nxënës të zgjuar dhe të rritur që të mësojne shkrim-lexim, dhe kurse të ndryshme për teknikë,medicinë e të tjera. Demiri ka pas dërguar 3-4 nxënës në ato kurse,disa nga ata më vonë u benë punëtorë medicional. Madje, nga ata kanë dalur edhe mjek, jurist e jnxhinierë të ndryshëm.Kushtet thonë nxënësit e Demiri Salihut,kanë qenë të tilla. Por, mësuesi ynë na I lehtësonte ato me punën e vet të palodhshme. Ai,ka punuar një vit edhe në dy gjuhë Pasi kishim një numër të vogël nxënësish sërbë nuk vinte mësues sërbë, pasi që ishin vetëm 4-5 nxënës. Demiri ka punuar paralel si me ne, si me ata, të cilët më vonë mbaruan edhe fakultete. Nuk kemi informacion a mund të ketë punuar Demiri mësues edhe në ndonjë vend tjetër para se të jetë rikthyer në Sllovi, ku për gadi një vit para vdekjes, përseri ju rikthye profesionit të hoxhës. Punoi imam në xhami të Sllovisë .Gjithsej profesionin e mësuesit e ushtroi gadi tetë vjet. Sa i përket ndërrimit të vendeve të punës, dhe atë të rikthimit imam, arsyet, jo vetëm nuk na janë të qarta, por ka baza dyshimi të ndikimieve politike, ose ishin të nevojshme ato vende apo pushteti I ndërronte për arsyena të tjera,Dimjë nga një shenim se, edhe Demir Salihu Gashi, edhe pse ishte luftëtar LNÇ, që nga 1941,Kosi-UDB, si në gjithë hapësirat e Kosovë ndiqte shqiptarët,sidomos mësuesit dhe I kishte në shënjestër, që nga paslufta 1945, e deri në vdekje 1953, bashkë me 28 mësuesit të tjerë shqiptarë nga treva e tashme komunale e Lypjanit, Madje, Demiri ishte I dyti, pas Abdullah Konxhelit me radhë në regjistrin e UDB-së që I përcjellte udabashi sërb Zhivorad Boshkoviq.
Kjo që gjetëm për këtë mësues,dhe ato që na e thanë ish-nxënësit dhe qytetetarët sllovias, dëshojnë se, Demir Salihu-Gashi, edhe në ato rrethana të rënda ekonomike dhe shoqërore ,e sidomos për shqiptarë, të rënda politike dhe ideologjike, kur dihet se Demiri ishte së pari shqiptarë, por edhe hoxhë. Demiri misionin e mësuesit,nuk e kreu vetëm për ta kryer.Por,me të vërtetë,Demiri ishte I lindur për mësues dhe punoi mësues,Mësues në kushte të pasluftës së Dytë Botërore,të cilat për brezet e sotme janë pak të njohura.Por, mirë I njohen dhe I kryen,ata që punuan dhe kanë qenë nxënës të asaj kohe që jetuan në ato kushte.E tani janë të obliguar të të flasin e të shkruajnë për tua përkujtuar breznive dhe t’i përkujtojnë ata veteran misionarë të shkollës shqipe që filluan me belbëzime të vogëla e krijuan vepra të mëdha.Të tillët,brezet e nxënësvë të Mësuesit Dëmir dhe të tjerëve, bën këtë vend dhe këtë popull, që për një kohë të kryejnë veprime arsimore-intelektuale zhvillime ekonomike e ushtarake dhe të arrijnë të dalin nga mashtrimet robëruese sllave ,të lirojnë e rilirojnë atdheun e këtij populli të robëruar e dyfish të rirobëruar, ta nxjerin në dritën e lirisë,Të formojneë shtetin dhe të ndërtojmë sistem demokratik shqiptarë.
1.Deklaratatë e ish-nxënësve të Demir Salihut,janë marrë më 1975.Të cilët tash janë të ndjerë,përveç Mehdi Kryeziut.