Athinë, 14 janar 2023 – Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias.
Ministria e Jashtme greke ka bërë të ditur se Dendias e kryeministrin Kurti kanë biseduar për zhvillimet e fundit në veri të Kosovës dhe në dialogun Beograd-Prishtinë.
“Ministri i Jashtëm Nikos Dendias ka folur sot në mëngjes me kryeministrin kosovar, Albin Kurti. Diskutimet janë fokusuar në zhvillimet e fundit në veri të Kosovës dhe në dialogun Prishtinë-Beograd”, thuhet në njoftimin e ministrisë.
FM @NikosDendias spoke over the phone today w/ Kosovar PM, A.Kurti. Discussion focused on recent dvpts in northern Kosovo & in the Belgrade-Pristina Dialogue. pic.twitter.com/4IPhawR8tQ
— Υπουργείο Εξωτερικών (@GreeceMFA) January 14, 2023
Edhe Dendias ka njoftuar se zhvillimet e fundit në veri të Kosovës dhe dialogu Beograd-Prishtinë kanë qenë tema të bisedës telefonike me Kurtin.
“Kam folur sot në telefon me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Biseda u fokusua në zhvillimet e fundit në veri të Kosovës dhe në dialogun Beograd-Prishtinë”, ka shkruar Dendias në Twitter.
Ι spoke over the phone today with Kosovar PM, A.Kurti. Discussion focused on recent developments in northern Kosovo & in the Belgrade-Pristina Dialogue. pic.twitter.com/IiXQXjcHyv
— Nikos Dendias (@NikosDendias) January 14, 2023
Në përpjekje për të intensifikuar dialogun për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë, kohët e fundit është shtuar angazhimi i Perëndimit, veçanërisht i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Zyrtari i lartë i amerikan, Derek Chollet, i cili takoi këtë javë autoritetet shtetërore të Kosovës dhe Serbisë, tha se të dy palët tashmë e kanë në tryezë propozimin e BE-së.
Autoritetet në Kosovë e kanë cilësuar propozimin si “bazë të mirë” për marrëveshjen përfundimtare, ndërsa autoritetet në Serbi e kanë cilësuar të papranueshëm.
(r.m.)