Dënimi ndaj ish-ministrit Saimir Tahiri, reagon ambasadorja Yuri Kim: Askush mbi ligjin!

Ambasadorja Yuri Kim ka reaguar pas dënimit me burg të ish-ministrit Saimir Tahiri.

I bëjmë thirrje institucioneve gjyqësore që të vazhdojnë të demonstrojnë se askush – pavarësisht partisë, pozitës apo pasurisë – nuk është mbi ligjin. Jo më pandëshkueshmëri.

 

 

Sakaq, vlen të përmendet se Apeli i GJKKO vendosi lënien në fuqi të vendimit të parë ndaj ish-ministrit Tahiri, pasi sipas trupës gjykuese është faktuar lidhja e tij me Habilajt dhe gjatë kohës që ka qenë ministër ka shpërdoruar detyrën. Tahiri pritet të vuajë dënimin me 3 vite e 4 muaj në një burg të sigurisë së zakonshme. Ai ka të drejtë rekursi në Gjykatën e Lartë.

(BalkanWeb)