Prishtinë, 6 janar 2023 – Autoritetet e Kosovës e kanë dënuar ashpër rastin e plagosjes së dy të rinjëve serbë në fshatin Drajkovc të komunës së Shtërpcës.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në njëdeklaratë për publikun, ka thënë se ky është një akt I papranueshëm. Ajo u ka uruar shërim të shpejtë të plagosurve, ndërkasa organeve të sigurisë u ka kërkuar që rastin ta trajtojne urgjentisht e sipas ligjit.
“Plagosja e të rinjve 11 dhe 21 vjeçar në Shtërpcë është akt i patolerueshëm, ndaj autori duhet të vihet para drejtësisë.
Institucionet e Kosovës janë të përkushtuara maksimalisht që qytetarëve pa dallim etnie t`u ofrohet ambient i sigurt dhe i qetë.
Të plagosurve ju dëshiroj shërim të shpejtë, ndërkaq ftoj organet e sigurisë që rastin ta trajtojne urgjentisht e sipas ligjit”, thuhet në deklaratën e Presidentes Osmani.
Sulmin ndaj dy të rinjëve serbë e ka dënuar ashpër edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Edhe ai u ka uruar shërim të shpejtë dy të plagosurve, duke siguruar se autori do të përballet më drejtësinë.
‘E dënoj ashpër sulmin ndaj dy qytetarëve të Kosovës në Shtërpcë. Thellësisht i brengosur për plagosjen e tyre. Sipas informatave, të rinjtë 11 dhe 21 vjeçar janë jashtë rrezikut për jetë dhe ju dëshiroj shërim të shpejtë. Policia e Kosovës veçse ka arrestuar të dyshuarin i cili pa asnjë mëdyshje duhet dhe do të përballet me organet e drejtësisë.
Njësitet relevante do të vazhdojnë hetimet deri në zbardhjen e të gjitha rrethanave të këtij akti të papranueshëm dhe të dënueshëm.
Dua të siguroj të gjithë qytetarët se Policia e Kosovës është e angazhuar maksimalisht në kryerjen e detyrave të saj me qëllim të mbrojtjes së jetës dhe pronës së të gjithëve pa dallim”, ka shkruar Kurti në Facebook dhe në Twitter.
I unequivocally condemn the assault on two Kosova citizens today in Shtërpcë. A suspect has been arrested & will be dealt w/ promptly & fairly by our justice system. I commend Kosova Police for its quick action & full engagement in ensuring the safety of all, w/o discrimination.
— Albin Kurti (@albinkurti) January 6, 2023
Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj, ka konfirmuar se i dyshuari për plagosjen e dy të rinjëve serbë në Drajkovc të Shtërpcës është pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Mehaj, në një postim në Facebook, Mehaj e ka dënuar ashpër aktin, duke theksuar se aktet si ky nuk guxojnë të ndodhin, ndërsa të plagosurve u ka uruar shërim sa më të shpejtë. .
“Tani u njoftova se në rastin që ka ndodhur në Shtërpcë është përfshirë një pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës. Me rastin janë duke u marrë organet e sigurisë dhe drejtësisë. I njëjti do ta trajtohet edhe sipas rregulloreve dhe ligjeve që kemi në fuqi në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë.
Shpreh keqardhjen më të thellë për atë që ka ndodhur në Shtërpcë. Të plagosurve, u uroj shërim sa më të shpejtë. Raste si kjo janë të izoluara, por si të tilla nuk guxojnë të ndodhin.
Ministria e Mbrojtës dhe Forca e Sigurisë së Kosovës mbeten të përkushtuar për t’i shërbyer qytetarëve tanë pa dallim”, ka shkruar Mehaj.
Plagosjen e dy të rinjëve serbë e kanë dënuar ashpër edhe shefat e misioneve diplomatike në Kosovë.
Oliver Varhelyi, komisionar i Bashkimit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim është shprehur “i tronditur nga sulmi i sotëm ndaj dy fëmijëve në Shtërpcë”.
“Nuk mund të ketë asnjë justifikim për asnjë dhunë. Atyre u uroj shërim të shpejtë. Besoj se një hetim i plotë do të kryhet nga autoritetet e Kosovës”, ka shkruar Varhelyi në Twitter.
I am shocked by the attack on two children in Shtërpcë today.
— Oliver Varhelyi (@OliverVarhelyi) January 6, 2023
There can be no justification for any violence.
I wish them fast recovery!
I trust that full investigation will be carried out by the authorities of #Kosovo. https://t.co/9mTGJGBuiA
Misioni i OSBE-së në Kosovë ka dënuar sulmin ndaj dy qytetarëve të Kosovës në Shtërpcë.
Ky mision e vlerëson reagimin e shpejtë i Policisë së Kosovës për kapjen e autorit të dyshuar dhe bën thirrje për nxjerrjen e tij para drejtësisë.
“Ne dënojmë me termat më të ashpër të shtënat me makinë në afërsi të Shtërpcës më herët gjatë ditës së sotme, në të cilën u plagosën dy persona. Veprimi i shpejtë i Policisë së Kosovës në arrestimin e një autori të dyshuar është i mirëseardhur dhe duhet të ndiqet nga personat përgjegjës që të sillen para drejtësisë”, thuhet në postimin e OSBE-së në Twitter.
1/2
— OSCE Kosovo (@OSCEKosovo) January 6, 2023
We condemn in the strongest terms the drive-by shooting near Štrpce/Shtërpce earlier today, in which two people were injured. Swift Kosovo Police action in arresting an alleged perpetrator is welcome and must be followed up by those responsible being brought to justice.
Edhe ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott, e ka shprehur shqetësimin për plagosjen e dy të rinjve në Shtërpcë.
“U shqetësova kur dëgjova për sulmin ndaj dy të rinjve serbë të Kosovës dhe mirëpres arrestimin e shpejt të të dyshuarit. Të plagosurve u uroj shërbim të shpejtë”, ka shkruar Abbott në Twitter.
I was concerned to hear of an assault on two young Kosovo Serbs and welcome the quick arrest of a suspect.
— Nicholas Abbott (@nickabbottfcdo) January 6, 2023
I wish them a speedy recovery. https://t.co/gwiSQnTPV8
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, e ka dënuar sulmin ndaj dy të rinjëve në Shtërpcë dhe e ka mirëpritur reagimin e shpejtë të policisë së Kosovës.
“Dënoj sulmin ndaj dy djemve të rinj në Shtërpcë sot dhe u uroj shërim të shpejtë. Ne mirëpresim reagimin e shpejtë të policisë së Kosovës”, ka shkruar Rode në Facebook.
https://www.facebook.com/albini2017/posts/716527359840994
(r.m.)