GJKKO ka vendosur sot dënim me burg për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.
Trupa gjykuese ka lënë në fuqi vendimin e parë të dhënë ndaj ish-ministrit, por me një ndryshim, duke hequr konvertimin e viteve të burgut me shërbim prove.
Ish-ministri ishte i tensionuar dhe dukshëm nuk e priste këtë vendim.
Në momentin që është dhënë vendimi, atij i është lejuar një telefonatë, duke mos e specifikuar se me kë.
Po ashtu, pritet që ish-ministri sot të shkojë në burg dhe i mbetet atij nëse do e dërgojë në rekurs në Gjykatën e Lartë.
Tahiri do të dalë me pranga në duar për të shkuar në ambientet e paraburgimit. Treshja gjykuese deklaroi se sipas akteve, rezultoi se Tahiri ka cënuar interesat e shtetit, ndaj favorizimit të dhënë Habilajve.
Gjithashtu ai ka pasur kontakte jo korrekte edhe me vëllain e Moisi Habilajt, Artanin.
Ai ka shpërqendruar detyrën sepse ka përfituar dhurata nga grupi kriminal Habilaj. Po, ai do të shkojë në burg, sepse vendimi është dhënë në formën e prerë.
Vihej re prania e forcave të policisë për të qëndruar në gatishmëri në varësi të vendimit të trupës gjykuese.