Denoncimi në Dhërmi: Alket Hyseni më grabiti tokën. Plumb në derë familjes që denoncon “mafian e tokës”

Pasi gjeti një plumb në derë të shtëpisë dhe papagallin e ngordhur, Irini Bua akuzoi direkt kryeplakun e fshatit Dhërmi për kërcënimin me jete, për shkak se ajo ka folur për vjedhjen e pronave në bregdet.

Gruaja që disa herë ka denoncuar për zaptim edhe ish deputetin socialist Alket Hyseni, thotë se përmes AMTP- të falsifikuara, familja Marku ka tjetërsuar e vjedhur tokat në Dhërmi.

“Për ngjarjen sot denoncoj familjen Marku, Kiço Marko, Edmond Marko dhe Aleks Marko. Këta jetojnë në Dhërmi.Kemi të bëjmë me një familje që ka bërë kërdinë për copa të vogla këtu në Dhërmi. Mund të kenë mbi 20 persona në AMTP.”

Për ngjarjen sot denoncoj familjen Marku, Kiço Marko, Edmond Marko dhe Aleks Marko. Këta jetojnë në Dhërmi.

“Ky person është i vdekur në 1998 dhe ka bërë kërkesën në 26/11/ 2019 në Vlorë. I vdekuri.”

Pjesë të asaj që e cilëson mafia e vjedhjes së pronave në zonën bregdetarë aq shumë të lakmuar për ndërtime luksi, Ajo akuzon edhe ish deputetin socialist të Vlorës Alket Hyseni.

Irini Bua thotë se ligjëvënësi ka grabitur me skemën e mbivendosjes 11 mijë metra katror pronë.

“Eshte Alket Hyseni, familja Marko, Xhevat Shehu që ka bërë mbi 5 mln euro investim. Ku i gjejnë tërë këto para?

Banorja e Dhërmiut, thotë se vjedhja e pronave në zonën bregdetare është zyrtarizuar nga drejtues ndër vite të Drejtorisë së Administrimit të Tokës dhe Kadastrës së Vlorës.

Vetëm pak ditë më parë Ish kryeregjistruesi Klodian Troci dhe ish drejtori i Menaxhimit të Tokave Bardhyl Gjikaj u vunë në pranga pikërisht për tjetërsim pronash në Dhërmi.


“Trocit dhe zotit Bardhi. Kam dokumentacionin e nxjerrë nga ai për familjen Marko, të falsifikuara” thote Bua.

Irini Bua, thotë se provat e vjedhjes së tokave në bregdetin e Dhërmiut, nga mafia e pronave me mbështetjen e ish zytarëve I ka dorëzuar edhe në prokurori, por drejtësia sipas saj nuk po vepron

“Dhe hesht. Kanë mbyllur sytë. Kanë frike nga vetingu nuk e di!

Deshmia e gruas

“Para 6 muajsh më kanë vrarë një qen ‘pastor gjerman’ (këtu poshtë ku jeni ju sot) duke nënkuptuar oborrin e shtëpisë. E kemi gjetur të ngordhur, kemi bërë deklarimin në prokurori,  e pushoi çështjen për arsye se nuk gjente autorin.

Pas 6 muajsh sot në mëngjes.

Pardje unë kam qenë në Himarë, ku shkova për një konflikt tjetër prone, jo atë të Alket Hysenit, së është në vazhdim situata. Por për prona të tjera që janë në familjen Bua dhe atje është bërë falsifikimi dhe baza kryesore e falsifikimeve ka dalë nga kadastra e Vlorës, këtë e kam të dokumentuar nga zyra e Kadastrës të Vlorës.

Në këto falsifikime është e implikuar familja Marku, kemi të bëjmë ne një familje, e cila ka bërë kërdinë për copa të vogla këtu në Dhermi.

Mund të kenë “AMTP” mbi 20 copë personi?

Është kryeplaku, është ai i vëllai, është kushëriri i parë.

Ngjarja sot lidhet direkt me Edmon Markun.

Sot ka ndodhur kjo, ngaqë ata janë të implikuar në këtë çështje dhe unë vajta në Himarë dhe e bëra shumë të madhe pardje dhe mbrëmë ndodhi kjo.

Sot në mëngjes im shoq zbriti poshtë për të bërë pazaret siç bën për ditë. Kishim një papagall. Zogu ishte shumë mirë mbrëmë, kur shkoi ai për ta ushqyer më tha mua ulu (zbrit) poshtë.  Dhe unë u ula nga kati i tarë dhe shohim, që zogu ishte i ngordhur.

Për momentin menduam, që zog është dhe ngordh.

Në momentin që im shoq ka ardhur për të hapur derën e garazhit të makinës, për të nxjerrë makinën, atëherë pa plumbin këtu në mes të oborrit dhe më tha ulu poshtë e shiko plumbin.

Denoncimi në Dhërmi: Alket Hyseni më grabiti tokën. Plumb

E pyeta policinë, por nuk më tha. Unë e pashë ishte tamam plumb, fishek, i pa plasur.

Njoftova policinë , erdhi e bëri veprimet që duhen bërë.

Nuk e di çfarë do jetë e treta.

Nuk kam frikë. E gjithë kjo kërdi që bëhet në Dhermi mund të më kushtojë jetën, nuk kam frikë.

Është Alket Hyseni, është familja Marku, janë shumë. Është Xhevat Shehu që ka bërë një hotel me mbi 5 milionë euro investim. Ku i gjen gjithë këto para.

Ka bërë blerjen e pronës me pasaportë angleze falso. Të gjitha këto janë në prokurori. Asnjë  çështje nuk është mbyllur.

Për të gjitha këto që flas i kam të dokumentuara. Nuk e di, kanë frikë nga vettingu.

Për ngjarjen sot denoncoj familjen Marku, Kiço Marko, Edmond Marko dhe Aleks Marko. Këta jetojnë në Dhërmi.

Për arsye se dje kam qenë në Himarë dhe kam folur shumë keq për ata, për arsye se kam dokumente që  kanë falsifikuar këta, që lidhen me ngjarjen e Vlorës (me arrestimin e kadastrës së Vlorës , zotit Bradhi) dhe sot u bë kjo.

Kam dokumentacion nxjerrë nga ai për familjen Marku të falsifikuara, po të doni ua vë në dispozicion.” 

OraNews