Deputetët Mërgim Lushtaku e Hajdar Beqa thirren për intervistim në Prokurori

Prishtinë, 13 korrik 2023 – Prokurori i Shtetit ka iniciuar hetime lidhur me përleshjet fizike që ndodhi të enjten në Kuvendin e Kosovës.

Mërgim Lushtaku e Hajdar Beqa, të dy deputetë të Partisë Demookratike të Kosovës (PDK) janë thirrur për intervistim në prokurori si të dyshuar për veprën penale “sulm” ndaj anëtarëve të kabinetit qeveritar dhe deputetëve në Kuvend.

Mërgim Lushtaku gjuajti me ujë kryeministrin Albin Kurti ëë ishte duke folur në fooltoren e Kuvendit dhe zëvendës-kryeministrin Besnik Bislimi që ishte i ulur në vendin e tij, pranë foltores. Ky veprim i tij ishte shkëndijë e agravimit të situatës dhe përleshjes, në të cilën u përfshinë edhe disa deputetë të tjerë të PDK-së dhe anëtarë të kabinetit qeveritar.

Hajdar Beqa ishte ndër depuutetët e parë që u përfshin në incident dh era në sy për sulm të ashpër fizik ndaj ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, i cili ishte ndër të parët që dolën në mbrojtje të kryeministrit Kurti.

Tash përr tash nuk ka informacion nëse në prokurori janë ftuar edhe deputetë të tjerë dhe anëtarë të kabinetit qeveritar të përfshirë në këtë incident.

Deputeti Lushtaku tha se zëvendëskryeministrin Bisnik Bislimi, ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, do t’i padisë për sulm fizik ndaj tij.

Lëvizja Vetëvendosje i cilësoi deputetët e PDK-së që morën pjesë në përleshje si “një bandë rrugaçësh”. Ajo tha se sulmi ndaj kryeministrit Kurti “erdhi si veprim i koordinuar mes degëve të ndryshme të së njëjtës bandë: disa prej tyre i thonë vetes deputetë, disa i thonë vetes gazetarë, e disa protestues”.

(r.m.)