Tiranë, 11 gusht 2023 – Deputeti grek Angelos Syrigos u takua sot me kryetarin e zgjedhur të Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri, në ambientet e paraburgimit në Qendrën Spitalore të Burgjeve, në Tiranë.
Pas takimit, në një prononcim për media, Syrigos shprehu qëndrimin e palëkundur të palës greke lidhur me çështjen e Belerit. Ai tha se rasti i Belerit është i vetmi nga 31 të akuzuar lidhur me zgjedhjet në Shqipëri që mbahet në paraburgiim dhe nuk lejohet të marrë detyrën e kryetarit të bashkisë.
“Për më shumë se tre muaj kryetari i Bashkisë së Himarës është në burg. Kjo gjë ndikon në marrëdhëniet mes dy vende. E para, është shteti i së drejtës, e dyta, prezumimi i pafajësisë për një person i cili është i zgjedhur si kryetar bashkie dhe respektimi i të drejtave civile. Janë katër element kryesore, sepse për ne s’është e kuptueshme, sepse një person që është zgjedhur dhe nuk ka rekorde të kaluara duhet të shkojë në zyrën e bashkisë”, tha ai.
“I di akuzat, ka akuza për korrupsion zgjedhje lokale. Por ky rast është i vetmi nga të tjerat. Ai ka qenë i burgosur, por qeveria shqiptare nuk e ka lejuar të betohet si kryetar bashkie. Kjo është shkelje e të drejtave civile. Nga 31 raste të hetuara në Shqipëri për korrupsion në zgjedhje, vetëm Beleri është në burg. Ligji thtoë se ai duhet të shkojë dhe k është një dhunim i të drejtave të tij civile”, shtoi ai.
Syrigos paralajmëroi se ky qëndrim i drejtësisë shqiptare do të ndikojë në marrëdhëniet dypalëshe, por edhe në procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
“Është një temë mjaft serioze për ne. Këto do të ndikojnë edhe në negociata e Shqipërisë në BE. Janë disa pika që Shqipëria i di”, u shpreh ai.
“Hapi tjetër, fatkeqësisht, do të ndodhë për Shqipërinë në Bashkimn Evropian, sepse Bashkimi Evropian luan një rol të rëndësishëm në respekt të shtetit të së drejtës”, theksoi Syrigos.
Fredi Beleri ishte kandidat i koalicionit opozitar për kryetar të Bashkisë së Himarës. Ai u arrestua në një lokal në Himarë dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit, si i dyshuar për blerje të votave. Arrestimi i tij ka nxitur reagime të ashpra në Greqi. Autoritetet greke kërkojnë vazhdimisht lirimin e Belerit nga paraburgimi dhe marrjen e detyrës së kryetarit të Bashkisë.
Greqia e ka ngritur çështen e Belerit edhe në institucionet e Bashkimit Evropian.
(r.m.)