Deputeti ukrainas kërkon që vendet anëtare të KE ta njohin pavarësinë e Kosovës

Bruksel, 11 tetor 2022 – Deputeti i Ukrainës, Oleksiy Goncharenko, në fjalimin e tij në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës (KE), u ka bërë thirrje të gjitha vendeve anëtare që ta njohin pavarësinë e Kosovës dhe ta mbështesin anëtarësimin e Kosovës në KE.

“Kosova duhet të njihet nga të gjitha vendet e Këshillit të Evropës ku 12 vende nuk e kanë njohur. Ju drejtohem, ju lutem ta njihni këtë vend si shtet të pavarur, siç luftuan ata për të ardhmen e tyre, për pavarësinë e tyre dhe duhet të ulen këtu, së bashku me ne, të jenë pjesë e Këshillit të Evropës dhe vetëm kështu ne mund të bëhemi më të fortë”, tha Goncharenko.

“Të gjithë duhet ta bëjmë këtë, ta njohim Kosovën dhe së bashku të ecim përpara. Kosova është Evropë”, është shprehur ai.

Goncharenko e ka shprehur qëndrimin e tij edhe në gjuhën shqipe.

“Kosova është Evropë”, është shprehur ai në përfundim të fjalës së tij.

https://twitter.com/GoncharenkoUa?ref_src=twsrc%5Etfw

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka përshëndetur fjalimin e deputetit ukrainas, të cilin e ka quajtur ‘fjalim i fuqishëm”. Ajo ka përsëritur se Kosova dhe Ukraina qëndrojnë në anën e lirisë dhe demokracisë.

“Fjalim i fuqishëm i deputeti Oleksiy Goncharenko  për të drejtën e Kosovës për t’u ulur në mesin e evropianëve të tjerë në Këshillin e Evropës. Kosova dhe Ukraina qëndrojnë në anën e lirisë, demokracisë dhe të drejtave të njeriut”, ka shkruar Osmani në Twitter.

(r.m.)