Derek Chollet anulon vizitën në Kosovë

Prishtinë, 12 dhjetor 2022 – Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, anuloi vizitën në Kosovë, për “arsye familjare”, raporton Radio Evropa e Lirë.

Sipas agjendës, z. Chollet dhe i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, do të takoheshin sot (e hënë) pasdite Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeministrin Albin Kurti,  ndërsa nesër (e martë) në mëngjes do të takonin përfaqësuesit e partive politike.

Qeveria e Kosovës njoftoi se kryeministri Kurti do të presë sot pasdite në takim vetëm z.Escobar.

Vizita ez.escobar realizohet në kohën kur në pjesën veriore të Kosovës, e cila është e banuar me shumicë serbe, mbretëron një situate mjaft e tensionuar.

Prej 10 dhjetorit, rrugët që çojnë drejt pikave kufitare me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak, janë bllokuar nga barrikadat e vendosura nga grupe serbësh, në shenjë proteste ndaj arrestimit të ish-pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Dejan Pantiq, i cili dyshohet për përfshirje në sulme kundër zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri të Kosovës dhe kundër pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.

Autoritetet e Kosovës thonë se barrikadat janë akte të grupeve kriminale që inkurajohen nga beogradi zyrtar.

Përveç barrikadave, në pjesën veriore të Kosovës kapasur pothuajse çdo natë sulmem e armë. Policia e Kosovës ka njoftuar për plagosjen e dy pjesëtarëve të saj.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës,si edhe vendet e Quint-it kanë bërë thirrje për heqjen e barrikadave dhe për shtendosjen e situatës në këtë pjesë të Kosovës.

(r.m.)